Connect with Us

Rama në Rumani, thirrje për njohjen e Kosovës

Politikë

Rama në Rumani, thirrje për njohjen e Kosovës

Publikuar

-

 

Kryeministri Edi Rama, ka qenë sot në një takim zyrtar në shtetin e Rumanisë ku ka takuar homologun e tij Viktor Ponta. Përveç një marrëveshje që të dyja palët kanë nënshkruar për mbrojtjen sociale, Rama i ka bërë thirrje Rumanisë të njohë sa më parë Kosovën.

“Kërkesa ime e përsëritur është që Rumania më në fund të njohë Kosovën dhe ti japë mundësi të shkojë më tutje në proceset e njohjeve. Sot njohja e Kosovës nuk është çështje bilaterale por e përbashkët e sigurisë evropiane. Rumania është vendi mik me të cilin na lidh historia, kultura qindra studentë, plot emra të njohur dhe familjarë. Po ashtu na lidh një marrëdhënie e ngushtë mes qeverive tona. Në 18 mars të një viti më parë Ponta erdhi në Tiranë dhe folëm për rrugët e bashkëpunimit mes nesh. Sot, kam kënaqësinë të them se çka kemi folur është kthyer në hapa dhe rezultate konkrete. Kemi firmosur një marrëveshje të rëndësishme për mbrojtjen sociale që garanton të gjithë qytetarët shqiptarë në lidhje me kontributet e tyre në Rumani, po ashtu edhe rumunët që jetojnë në Shqipëri. Në prag të konkretizimit është edhe një marrëveshje mes dy ministrive të arsimit, për një fond bursash për studentë që duan të studiojnë në fushën e IT. Po shkojmë drejt realizimit të një marrëveshje të parë në fushën e energjisë”, tha Rama

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Unioni gazetarëve thirrje qeverisë/ Tërhiq urgjentisht paketën “Antishpifje”

Publikuar

-

Nga

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i ka bërë thirrje qeverisë të tërheqë menjwherw projektligjin e “Paketës Antishpifje”.

Në deklaratën për mediat thuhet se dy projektligjet, ai për transformimin e AMA-s në një agjenci censure dhe të AKEP-it në një agjenci përmbarimore për vendimet censuruese të AMA-s, përbëjnë një akt të paprecedent në botën demokratike.

Njoftimi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë:

Kete thirrje e shperndan çdo anetar i UGSH

Unioni i Gazetareve Shqiptare bashkohet ne thirrjen:

Qeveri terhiq projektligjet e “Paketes Antishpifje”!

Gazetarët shqiptarë, mediat shqiptare, organizatat e medias dhe ato të shoqërisë civile i bëjnë thirrje qeverisë të tërheqë menjëherë dhe pa negociata dy projektligjet e prezantuara si “Paketa Antishpifje”; i bëjnë thirrje Qeverisë që të tërheqë urgjentisht këto projektligje.Organizatat vërejnë se dy projektligjet, ai për transformimin e AMA-s në një agjenci censure, dhe të AKEP-it në një agjenci përmbarimore për vendimet censuruese të AMA-s, përbëjnë një akt të paprecedent në botën demokratike.
Çështjet e etikës, të tilla si e drejta e përgjigjes ndaj një akuze, apo e drejta e dhënies së fjalës para publikimit të një akuze, në çdo vend demokratik trajtohen nga kodet e etikës dhe organet vetërregulluese të medias.
Çështje të luftës hibride, dizinformimit, financimit me para të pista të medias apo partive politike nga politika apo krimi i organizuar janë të tilla që duhet të hetohen nga organet ligjzbatuese në përputhje me ligjet dhe garancitë që ofrohen nga ligjet ekzistuese, të tilla si kodi penal apo kodi i procedurës penale.
Shqipëria ka ligje që rregullojnë çështjet kur media shkel të drejtat e të tjerëve dhe çdo ndërhyrje tjetër, përfshirë krijimin e një organi administrativ është krejtësisht i panevojshëm në një shoqëri demokratike.
Çështjet e shpifjes dhe fyerjes në Republikën e Shqipërisë dhe në çdo vend ku sundon shteti i së drejtës duhet të shqyrtohen vetëm dhe vetëm në gjykata si pushtet i pavarur. Tentativa për të zëvendësuar gjykatat me organe drejtpërsëdrejti në varësi të pushtetit politik përbën bazë për shkelje të rënda të të drejtave themelore të njeriut dhe mund të transformohet në një gur themeli për një regjim diktatorial.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Manjani për të prekurit nga tërmeti/ “Veç hallit që i ka zënë mbajnë në kurriz dhe talljen e shtetit”

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar me një status në rrjetet sociale, lidhur  me situatën nga tërmeti.

Sipas Manjanit, me këto ritme që po ecën qeveria për strehimin e banorëve, mbase vetëm dimrin tjetër mund të zgjidhet ndonjë gjë, pasi sipas tij, vetë konferenca e donatorëve që do të mbahet në janar, ka procedurat e veta deri sa parat të kalojnë  në borde e projekte.

Postimi i plotë:

Ushqehemi me lugë bosh.
=========
Kush ka mbetur pa shtëpi e pa ushqim nga tërmeti, të mos mërzitet fare. Opozita dhe media, gjithashtu të mos shqetësohen fare!

LEXO EDHE:  Rama dhe Meta i fshihen mediave/ Ja kur ndodhi takimi sekret

LEXO EDHE:  Video-Opinion/ Rama: Mediat në Shqipëri janë plehra

Ja, nga fundi i janarit do mblidhen donatorët. Pastaj Kryeministri mbushet me energji.

Në ardhtë ndonjë para (që kurrë nuk do jenë aq sa kemi nevojë), jalla nga maji-qershori mund të vijë. Sa të kalojë nëpër borde e vendime e projekte e më the e të thashë, iku dimri….

Ja ku dolëm më të fortë nga tërmeti!!!

Mbase bëhet ndonjë gjë që dimrin tjetër të zgjidhet ndonjë gjë… Ky dimër iku!

Pfffffffff.
Mjer ata që kanë hall, se përceç hallit që i ka zënë mbajnë në kurriz dhe talljen e shtetit!

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Grupet e kërkim-shpëtimit s’kishin pajisje”/ Çako: Kush i fyen s’është shqiptar

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako foli ditën e sotme lidhur me akuzat se forcat e ndërhyrjes nuk kishin pajisjet e duhura për emergjencën civile që u krijua pas tërmetit të 26 nëntorit.

Çako deklaroi në “Ora News” se të gjitha strukturat kanë përdorur pajisjet që kanë pasur, ndërsa theksoi se kush fyen punën dhe kontributin e grupeve të kërkim-shpëtimit nuk është shqiptar.

“Nuk është e vërtetë që forcat e mbrojtjes nga zjarri kanë qenë pa kokore, pa mjete. Le t’i kthejnë pamjet filmike dhe të gjithë kontributin e këtyre njerëzve. Kanë qenë 38 jetë njerëzish që u shpëtuan nga këto forca. Ato kanë qenë po kaq aktive sa edhe heronj. Kush fyen dhe përbuz punën dhe kontributin e tyre, jo vetëm që nuk është shqiptar, por nuk është as realist, nuk ka as dashamirësinë më minimale”, tha Çako./ CNA.al

LEXO TE PLOTE