Connect with Us

PD/Gent Strazimiri: Koço Kokëdhima shkeli 150 herë Kushtetutën

Politikë

PD/Gent Strazimiri: Koço Kokëdhima shkeli 150 herë Kushtetutën

Publikuar

-

Deputeti i Partisë Demokratike gjatë deklaratës së sotme akuzoi Deputetin e Partisë Demokratike se ka shkelur Kushtetutën dhe se ai ka konflikt interesi.

Ja deklarata e tij e plotë:

“Neni 70 i Kushtetutës qartësisht e detyron deputetin Koço Kokëdhima që të zgjedhë midis mandatit të deputetit apo aksionerit të kompanive që përfitojnë fondet publike, duke i konsideruar të dy funksionet si të papajtueshme me njëra-tjetrën. Pika 3 e këtij neni, shprehimisht thotë “deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor, dhe as të fitojnë pasuri prej tyre”. Koço Kokëdhima për 6 muaj nga data e betimit si deputet ka mbajtur të gjitha aksionet e ndërmarrjes së tij duke përfituar 150 herë fonde publike.

Kontrata më e rëndësishme në Republikës së Shqipërisë, është Kushtetuta, prej së cilës rrjedhin ca kontrata të tjera, të shkruara në ligje specifike.

Deputeti Koco Kokëdhima, në vetëm 6 muaj, e ka shkelur 150 herë Kushtetutën, mbi, dhe në emër të së cilës, është betuar formalisht për të respektuar edhe ligjet që rrjedhin prej saj. Koco Kokëdhima, që prej ditës që është mandatuar si deputet duhej të kishte hequr dorë nga aksionet e tij në kompaninë private. Pra Kushtetuta e detyronte të mos përfitonte më asnjë qindarkë. Koço Kokëdhima Kokëdhima ia ka dalë disa herë ti shpëtojë ndëshkimit të ligjit, dhe ai është një shkelës i përsëritur, me ndërtimin e sarajeve 20 metra larg detit, e me disa ndërtime të tjera në Tiranë. Por kësaj radhe, ai ka guxuar shumë duke u tallur me Kushtetutën e vendit”. Ai e mbyll deklaratën e tij duke i bërë thirrje kryetarit të Kuvendit që të trajtojë kërkesën e Partisë Demokratike për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetutëse, për mbarimin e mandatit të deputetit Kokëdhima., duke shtuar më pas dhe një “këshillë ironike”: “Sugjeroju “juristëve” të tu, të lexojnë Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rastin “Beqja”, gjithashtu mik i Ramës, shkelës vetëm në një rast i ligjit, dmth të paktën 149 herë më pak se ti”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lëvizjet e fundit të Bashës/ Patozi: Nuk mund ta gënjesh shqiptarin, duhet ballafaqim realist

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Pataozi shprehet i bindur se tryeza për Reformën Zgjedhore nuk do të sjellë një produkt pozitiv në mbyllje të saj.
Patozi fajëson 2 forcat më të mëdha politike që sipas tij nuk kanë dëshirë që të gjejnë një zgjidhje për krizën politike.

“Fakti që partitë kryesore janë ulur në tryezë për reformën zgjedhore është lajm i mirë, lajm i keq është që sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë një produkt pozitiv, nuk do të prodhojë një rezultat që do të ndryshojë rendin e gjërave në Shqipëri dhe mënyrën se si shqiptarët votojnë. Ruajtja e statuskuosë që duket një qëllim i 2 partive kryesore është ogur i keq për zgjidhjen e krizës” thotë Patozi në një intervistë për Report Tv.

Por cili është mendimi i Patozit për fushatën më të fundit të kreut të PD, Lulzim Basha?

LEXO EDHE:  Tabaku: Qytetarët të votojnë, po zbardhin cdo shkelje të ligjit dhe kodit nga qeveria

LEXO EDHE:  “Nuk ka aplikim për leje ndërtimi”/ PD nxjerr zbuluar Veliajn

“Unë sigurisht nuk paragjykoj, në rast se një udhëheqës politik përpiqet të kuptojë atë që do populli, është më mirë se sa të udhëheqësh një revolucion që nuk ndodh asnjëherë. Problem me Z. Basha është nuk jemi në vitin 2004. Shqipëria është një vend i vogël dhe udhëheqësat politikë janë gati zbuluar përpara publikut. Nuk mund ta gënjesh shqiptarin duke sjellë një performacnë tjetër nga ajo që ti je. Mendoj se vetëm një ballafaqim realist me qytetarët do të ishte në shërbim të një aksioni politik. Aktrimi, gjërat falso dhe akrobacitë mediatike nuk besoj se shërbejnë”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e ardhshme në Serbi/ Meta thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar zhvillimet në Luginën e Preshevës, e në mënyrë të veçantë zhvillimet politike lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Serbi.

Meta bën thirrje në vijimësi për zgjidhjen në mënyrë demokratike të të gjitha çështjeve që shqetësojnë popullsinë shqiptare të Luginës dhe të gjithë shqiptarët në Serbi. Kreu i Shtetit e cilëson me rëndësi madhore pjesëmarrjen në zgjedhje, si në ato të përgjithshme, ashtu dhe në ato lokale.

Presidenti inkurajon të gjitha forcat politike të Luginës së Preshevës dhe të gjithë popullsinë shqiptare kudo ku jeton në Serbi, të marrin pjesë në zgjedhje, të unifikojnë qëndrimet, në mënyrë që të maksimalizojnë rolin dhe kontributin e tyre në institucionet e ardhshme, si në nivel qëndror, ashtu edhe në nivel lokal.

LEXO EDHE:  Vlorë/ Akuzohen për dhunë në familje, në pranga tre shtetas

LEXO EDHE:  Anëtarët e PD deklaratë të fortë kundër Bashës/11 propozimet për statutin e ri

“Shpreh bindjen se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore, bashkëpunimi i të gjithë subjekteve politike për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare, në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi”, thekson Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Korrupsioni problemi kryesor për Shqipërinë”/ Basha ia hedh të gjithë fajin qeverisë

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, i cili konstatoi se korrupsioni është problemi kryesor që pengon investimet e huaja në Shqipëri.

Në një reagim në rrjetet sociale, Basha thotë se nuk është aspak surprizë ky konstatim.

“Dhoma Amerikane e Tregtisë ka konstatuar (pa asnjë surprizë) se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja. Është korrupsioni në nivelet më të larta që në mënyrë të pafalshme po i vjedh të ardhmen vendit tonë”, shkruan lideri i demokratëve, i cili bën përgjegjës qeverinë për pasojat e korrupsionit.

LEXO EDHE:  Akuza e Bashës/Rama i ofroi 500 mijë euro një partie të braktiste koalicionin me PD

LEXO EDHE:  Vlorë/ Akuzohen për dhunë në familje, në pranga tre shtetas

“I njëjti institucion i respektuar vlerësoi po sot potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të thithur investime. Por ky potencial për zhvillim po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionin”, thekson Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE