LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshon Kodi Rrugor,  Kryqit të Kuq i hiqet kursi i ndihmës së parë, rregulla të reja për kursantët  

27 Shkurt 2015, 13:07, Aktualitet CNA

Një grup deputetësh kanë propozuar në Kuvend një projektligj përmes të cilit kërkojnë ndryshimin e Kodit Rrugor të Shqipërisë. Drafti është propozuar nga tetë deputetë, të cilët kërkojnë që të mos e ketë më Kryqi i Kuq të drejtën e kursit për të dhënë ndihmën e parë, por të bëhet nga një agjenci ndërkombëtare. Ata janë shprehur se duhet të bëhen ndryshime në nenin 187. ?Në nenin 187, shtohet pika 2, me këtë përmbajtje: Kursi i ndihmës së parë për kandidatët për leje drejtimi, ku merren njohuritë e nevojshme për dhënien e ndihmës në rast aksidenti, zhvillohet nga një organizatë me veprimtari në fushën shëndetësore e licencuar nga agjenci ndërkombëtare dhe të njohura nga autoritetet përkatëse të Bashkimit Europian për trajnime në fushën e ndihmës së parë mjekësore?, thuhet në projektligj.   Ndërsa sipas Kodit Rrugor të vitit 1998 të drejtën për të ushtruar kursin e ndihmës së shpejtë e ka Kryqi i Kuq dhe tarifat miratohen nga Ministria e Transportit dhe Shëndetësisë.

?Kursi i ndihmës së shpejtë mjekësore në rast aksidenti kryhet nga Kryqi i Kuq Shqiptar, në bashkëpunim me autoshkollat, sipas tarifave të miratuara nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Ministria e Shëndetësisë. Përdoruesi i rrugës është i detyruar të njoftojë shërbimet e emergjencës mjekësore dhe të Policisë Rrugore?, thuhet në Kodin Rrugor. Deputetët kanë kërkuar që bëhen ndryshime edhe sa i përket kushteve për marrjen e lejes së drejtimit. Në projektligj kërkohet të shfuqizohet pika 6 e nenit 121, e cila përcakton personat që nuk mund të marrin patentë. ?Nuk mund të marrin licencë keqbërësit e zakonshëm, profesionistë ose që kanë tendencë të tillë sikurse edhe ata që i janë nënshtruar masave të sigurimit personal ose masave parandaluese të parashikuara nga neni 118?, thuhet në pikën 6 të nenit 121.

Lajmet e fundit nga