LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mustafa takon bizneset: Do lehtësojmë barrierat ligjore

27 Shkurt 2015, 13:07, Ekonomi CNA

Kryeministri Isa Mustafa takoi për herë të parë që kur ka marrë detyrën përfaqësuesit e biznesit në një forum të titulluar ?Dialogu për Politika Ekonomike?.

Pasi ka mbajtur fjalën e rastit, mediat nuk kanë mundur të dëgjojnë pjesën tjetër, atë ku biznesi ka deklaruar kritikat dhe sugjerimet. Në sallë, sic raportojnë mediat në Prishtinë, kanë qenë të pranishëm me dhjetëra biznese.

Mustafa ndërkaq, i ka njohur ato me aprovimin e programit qeverisës dhe i ka ftuar për bashkëpunim në mënyrë që të realizohet programi katër vjeçar i qeverisës.

?Kemi të bëjmë me barrierat ligjore dhe me zvogëlimin e burokracisë, mendojmë se duhet t?i lehtësojmë bizneset me qëllim që të ulin edhe korrupsion por edhe të krijojmë kushte për tërheqje të investimeve të huaj…ta shohim pakon ligjore e cila e rregullon biznesin se çka duhet me ndryshu nga ajo pako ligjore në mënyrë që pakoja ligjore të mos bëhet pengesë e të bërit biznes…. Muret ligjore të mos jenë aq të vrazhda sa që bizneset pengohen ta kryejnë aktivitetin e tyre .?, ka thënë Mustafa.

Lajmet e fundit nga