LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Misuri, nëntë të vrarë në disa incidente me armë zjarri

27 Shkurt 2015, 14:35, Kosova & Bota CNA

Nëntë persona, përfshi edhe agresorin, janë vrarë në pjesën jugqendrore të Misurit në Shtetet e Bashkuara pas një seri incidentesh me disa skena krime. Media lokale thotë se në incidente është i përfshirë një person që ka hapur zjarr në të paktën katër skena krimi, në disa lagje të Missurit.

Një zyrtar i patrullave të trafikut konfirmoi vrasjen e agresorit të dyshuar. Ndërkaq, trupa paraushtarake janë mobilizuar në zonë.

Nuk ka detaje për rrjedhën e ngjarjeve, mirëpo raportohet se stafit të shkollave në zonë u është kërkuar të vijnë më herët në vendin e punës për të ofruar seanca këshillimore. Nuk ka konfirmime nëse mes viktimave ka fëmijë.

Lajmet e fundit nga