Connect with Us

Mbesa e Fatos Nanos dhe njerëzit e Berishës kapin Ministrinë e Arsimit

Politikë

Mbesa e Fatos Nanos dhe njerëzit e Berishës kapin Ministrinë e Arsimit

Publikuar

-

/

 

Merr përmasa të tjera skandali i Ministrisë së Arsimit me monopolin e doktoraturave në Shqipëri. Siç dihet tashmë, MAS me anë të një vendimi arbitrar dhe klientelist ka bllokuar doktoraturat për universitetet publike, ndërsa ka miratuar 360 kuota për Universitetin Evropian të Tiranës, të Henri Çilit, universitet që nuk plotëson asnjë kriter apo standard. Por, kush janë aktorët dhe orkestruesit e kësaj maskarade në arsim? Ato janë: ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla; drejtoresha e Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit, Lindita Pustina dhe drejtoresha e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, Dhurata Bozo.

Ministria e Arsimit dhe arsimi i lartë në Shqipëri sot është në dorën e njerëzve të Sali Berishës, mbesave të Fatos Nanos dhe punonjësve të Henri Çilit. Lindita Pustina njihet si mbesa e Fatos Nanos dhe vijon të drejtojë drejtorinë më të rëndësishme në Ministrinë e Arsimit për të favorizuar piramidën arsimore të Henri Çilit. Nuk ka rotacion politik në Ministrinë e Arsimit. Kjo ministri kontrollohet dhe diktohet nga njerëzit e Berishës, Nanos dhe Henri Çilit. Pustina, së bashku me Dhurata Bozon, e cila njihet për lidhje të shumëfishta me PD, kanë bllokuar studimet e ciklit të tretë në universitetet shtetërore dhe kanë goditur çdo universitet privat, për t’i dhënë Henri Çilit monopolin e doktoraturave në Shqipëri. Ky skandal nuk mund të konsumohej kurrsesi pa miratimin e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla dhe pa heshtjen e kryeministrit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Bashkëpunimi ka filluar në 17 maj 2017”/ Spaho “zbërthen” marrëdhënien Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Për deputetin e Partisë Demokratike Edmond Spaho, Lulzim Basha po mbrohet nga mazhorancë, e sipas tij ky është vazhdimi i bashkëpunimit që ka filluar në takimin e fshehtë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në 17 maj 2017.

Në një intervistë televizive, Spaho deklaroi se në seancën e parë për këtë vit në Kuvend, rolin e zëdhënësit të Bashës e luajti Taulant Balla.



Unë figuroj deputet i PD. Ngjarja e ndjeshme ishte në vazhdën e përjashtimeve që ka filluar Basha nga gjoja PD pasi nuk është më as kryetar. Përkrah ka maxhorancën. Ajo që e ndihmoi më 8 janar të fuste grupe kriminale në seli, iu gjend edhe ditën e djeshme. Ky është bashkëpunim që ka filluar nga 17 maji i vitit 2017. Veprimet e kryetares së Kuvendit në mbështetje të Bashës dhe veprimi i turpshëm i Ballës si zëdhënës i Bashës. Askush nuk dha shpjegime, por u mjaftuan me shpjegimet e Ballës”, tha Spaho./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shehi “injoron” Bashën/ Nuk përfaqëson bllokun opozitar, ka humbur 3 palë zgjedhje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka komentuar krizën që ka kapur PD dhe sjelljet e Lulzim Bashës.

Në një intervistë televizive, Shehi u shpreh se Basha nuk përfaqëson më bllokun opozitar, pasi sipas tij ai ka humbur 3 palë zgjedhje. Për kreun e LZHK, beteja nuk është mes njëri-tjetrit, por përballja me Edi Ramën.



Protestën e 8 janarit nuk e konsideroj fare normale, si në raport me ata që vijnë me shkallë, po ashtu edhe ata që mbërthehen me trapan e fikse zjarri. E kanë mbingarkuar me simbolikë boshe, gjë që tregon një naivitet për të marrë godinën sikur të jetë kalaja e Krujës. Lulzim Basha nuk e ka inercinë për të udhëhequr bllokun opozitar, pasi ka humbur zgjedhjet 2-3 herë. Detyra jonë nuk është të godasim njëri-tjetrin, por të përballemi me Edi Ramën”, tha Shehi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e parakohshme/ Kume: Meta të shpallë dekretin për tre bashki

Publikuar

-

Nga

“Dështimi” me votën e emigrantëve/ Kume: Nuk ishte në interes të partive politike, e sabotuan

Presidenti Ilir Meta është i detyruar nga ligji që brenda afatit 48 orësh të shpallë zgjedhjet për 3 bashkitë, të Vorës, Shkodrës dhe Dibrës, për të cilat ka marr shkresën e vakancave një ditë më parë nga Kryemomisioneri Ilirjan Celibashi. Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume sqaroi për ABC News se ky është i vetmi hap që ai mund të ndërmarrë sipas Kodit Zgjedhor.

Me marrjen e njoftimit për vakancën në bashkinë përkatëse Presidenti i Republikës, brenda një afati 48 orësh duhet që të dekretojë datën e zgjedhjeve në këtë njësi vendore, duhet të jetë jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë. Që do të thotë se presidenti ndodhet përpara këtij detyrimi ligjor”, thotë Kume.

Në rast se Këshilli i Ministrave nuk e njofton Presidentin për mungesën e kryebashkiakëve në 3 bashkitë e tjera, Durrësit, Lushnjës dhe Rrogozhinës, brenda afatit 48 orësh, sipas sqarimit të Kumes, do duhet një dekret të dytë nga Meta për këto 3 bashki.

LEXO EDHE:  Propozimet e Berishës/ Haxhiu: Basha duhet të futet në betejë. Bushati: Po fshihet si krimb

LEXO EDHE:  “Basha po kërkon të largohet nga PD”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar zbulon mesazhet: Do të rrisë pazarin



Nuk është kusht që në të 6 bashkitë që do të bëjnë zgjedhjet të zhvillohen brenda të njëjtës datë”, thotë ai për ABC News.

Zgjedhjet në 6 bashkitë, thekson Kume, duhet të ishin zhvilluar që në momentin e parë që ato ngelën pa kryetar.

Bashkia e Shkodrës dhe e Vorës mbetën ka kryetar për shkak të dekriminalzimit. Bashkia Lushnjë për shkak të arrestimit të  Fatos Tushes, Durrësi pas dorëheqje së Valbona Sakos dhe ndërkohë që kryebashkiaku i Rrogozhinës, Haxhi Memolla ka ndërruar jetë.

LEXO TE PLOTE