Connect with Us

Lefter Koka: Pas koncesionarëve në Portin e Durrësit fshihet Sali Berisha

Politikë

Lefter Koka: Pas koncesionarëve në Portin e Durrësit fshihet Sali Berisha

Publikuar

-

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka është revoltuar dje ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për shitjen e Portit të Durrësit, portit të dytë më të rëndësishëm në Mesdhe, me një çmim qesharak. Koka ka akuzuar Sali Berishën për privatizim skandaloz dhe të turpshëm të një prej pasurive më të rëndësishme të shqiptarëve. Ai tha se pas shitjes së Portit të Durrësit ndaj një kompanie gjoja të huaj, fshihen interesat e Berishës.
. “Doja të ndalesha tek investimet. Kam filluar biznesin që në vitin 1992. Sigurisht kam dëshirë të jetoj dhe të investoj në vendin tim. Por, një gjë e paskrupullt ka ndodhur në Shqipëri. Kam kuptuar se në Shqipëri, po të quhesh i huaj, je i ndershëm. E privatizoi Portin e Durrësit në mënyrën më të paskrupullt. Një port i cili mori 60-80 milionë euro kredi, në ditën që mbaroi investimet, ua dha pikërisht njerëzve të tij. Sot asnjë durrsak nuk hyn dot në port. Porti nuk është më i durrsakëve. Qeveria shqiptare sot duhet të përballet me gjykatat ndërkombëtare për t’i larguar zaptuesit e Portit të Durrësit. Një port i cili fitonte 13-14 milionë euro në vit, sot nuk paguan dot kreditë. Paratë shkojnë për interesat e njerëzve të Saliut”, ka deklaruar Koka.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Po na gënjejnë”/ Tritan Shehu me bindje: Në Shqipëri s’ka karantinë

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, tha me siguri të plotë se në Shqipëri nuk ekziston asnjë karantinë.

Shehu kërkoi që ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ta dërgojë në këto momente tek karantina, ndërsa theksoi se askush nuk e bën këtë, pasi pretendon se ajo nuk ekziston.

“Nuk ka karantinë. Ja ta them unë me siguri të plotë. Le të na marrin këta dhe të na çojnë tani. Është një gënjeshtër. Është një gënjeshtër dhe prandaj këta nuk e tregojnë. Të na çojë ministrja, të na tregojë karantinën. Jam gati ta shoh që në sekond. Do tregoj vendin, do tregoj karantinën se unë jam transparent”, nënvizoi ish-ministri në emisionin “Opinion”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vasili sulmon ashpër deputetët/ Janë rrugaçë e karagjozë!

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili, i ftuar në  emisionin“360gradë” ka shpërthyer në akuza ndaj deputetëve teksa i quajti këta të fundit si rrugaçë dhe karagjozë.

“Ne kemi të bëjmë me një Parlament rrugaçësh dhe karagjozësh, që thërrasin Komisionin e Venecias për t’i marrë mendim dhe një ditë para miratojnë ligje.

Në këtë mënyrë i kanë djegur mandatat ata. Këta miratojnë ligj për devidentin, që nuk lejohet që të ketë fuqi prapavepruese, ata e miratojnë, ata e ngrenë kartonin.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta shfajësohet për marrëveshjet me Ramën/ “Nuk ishin pakte që cënonin Kushtetutën”

Publikuar

-

Nga

Presidenti, Ilir Meta, është pyetur nëse beson se ka një pakt të dytë të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, me kryeministrin, Edi Rama.

Meta refuzoi të flasë për Bashën dhe tregoi arsyen se përse ka bashkëpunuar me Ramën apo edhe me partitë e tjera politike.

“Unë asnjëherë nuk kam pasur asnjë pakt, me askënd në Shqipëri kundër Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kundër sovranitetit të popullit shqiptar, kundër demokracisë në këtë vend. Asnjëherë nuk kam pasur pakt. Për të qenë në pozitë, për të ardhur në pushtet, këto janë histori të tjera. Por kurrë në historinë e Shqipërisë, një pakt në cënim të Kushtetutës dhe të parimeve kushtetuese! Një pakt për të shkelur ligjin në mënyrë të qëllimshme dhe në dëm të vetë Kushtetutës. Asnjëherë dhe për as një gjë!

LEXO EDHE:  Para në këmbim të patentës/ Kapet “mat” efektivi i rrugores

LEXO EDHE:  Berisha – Ramës: Kur të shoh në fushatë më dukesh si i çmendur. Hiq dorë nga rritja e taksave, erdhe në pushtet me mashtrime

Një qëndrim që t’i iki një përgjegjësie për një çështje të rëndësishme kombëtare, e cila është emergjente apo kombëtare apo të merrem me çështje të tjera të vogla apo anësore. Kështu që unë kam pakt për mbrojtjen e Kushtetutës dhe e kam edhe për detyrën, që kur kam vënë dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë dhe deri më 24 korrik 2022 do ta mbroj atë edhe me jetën time dhe me gjithçka tjetër, duke treguar që jam jo vetëm President i Republikës, por jam dhe do të jem edhe ushtari i parë i Republikës”, theksoi Kreu i Shtetit në emisionin”5 pyetje nga Babaramo”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE