LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koço Kokëdhima: Akuzat e PD-së të gabuara, nuk kam asnjë konfikt interesi

27 Shkurt 2015, 13:36, Politikë CNA

Deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima gjatë komunikatës me median ka reaguar ndaj shpifjeve që janë bërë nga Partia Demokratike se ai ka përfituar fonde publike. ?Versionet e Partisë Demokratike janë me referenca të gabuara, pasi unë nuk kam shkelur në asnjë çast detyrat e deputetit. Në momentin që unë kam marrë mandatin e deputetit nuk kam bërë asnjë kontrat për asgjë. Të gjitha kontratat që janë bërë kanë qënë para se unë të merrja mandatin si deputet. Unë kam respektuar ligjin për konfliktin e interesit?-u shpreh ai.

Ndërkohë, pyetjes se çfarë ndodhi ditën e djeshme me kolegun e tij dhe motivi i drëkës mes tyre, ai i?u përgjigj se dreka me Tom Doshin ishte një drekë normale mes kolegëve dhe jo me simbolika të caktuara.

Ndërsa në lidhje me legalizimin e kanabisit ai deklaroi se nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi është bërë trend në botë dhe që është një shans për ekonominë.

Lajmet e fundit nga