LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jul Deda: Teatri i Metropolit nuk duhet të mirëpresë Kastriot Cipin

27 Shkurt 2015, 10:17, Aktualitet CNA

Pas disa denoncimesh dhe kritikash në adresë të disa drejtuesve të Teatrit Kombëtar, Julian Deda ka shprehur përsëri pakënaqësitë e tij, këtë radhë me Teatrin e Metropolit. Sipas Dedës, ky Teatër po i hap derën një njeriu që ka shkatërruar Teatrin e Komedisë.

Ja cfarë shkruan Jul Deda:

Tmerret me teatrin vazhdojne. Tashme mbas keqfunksionimit te Teatrit Kombetar, i bashkohet dhe Teatri i Metropolit. Ne Teatrin e Metropolit po del nje shfaqje, regjisor i se ciles eshte eshte personi qe ne fakt shkaterroi ish Teatrin Kombetar te Komedise. Ne fakt ky tipi ka vite qe s’ben asgje ne profesion perveç se merret me letra, shkresa dhe harxhim lekesh, mori teatrin e komedise, nje strukture te re artistike dhe e shnderroi ne nje varr artistik. Kesisoj ai institucion kombetar, edhe pse medemek funksionoi per gati nje vit e gjysme, ne fakt nuk funksionoi fare dhe nuk u mor vesh se pse u ngrit kjo strukture. Mjafton kaq, qe ky zotria te mos futet me ne teater. Por Teatri i Metropolit ja jep kete mundesi, kush e di ku e ka interesin…! Turp

Lajmet e fundit nga