LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ukrainë/Rriten shpresat, asnjë viktimë në 48 orë

26 Shkurt 2015, 13:06, Aktualitet CNA

Në Ukrainë, 48 orët e fundit kanë kaluar pa regjistruar asnjë viktimë, shenjë se armëpushimi i nënshkruar në Minsk mund të jetë duke funksionuar.

Njoftimi ka shtuar shpresat se marrëveshja e paqes mund të zbatohet tërësisht, edhe pse fillimisht ajo u injorua nga separatistët pro-rusë.

Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar për Siguri dhe Mbrojtje Andriy Lysenko tha se janë krijuar të gjitha kushtet që forcat qeveritare të tërheqin armatimin e rëndë nga linjat e frontit, hap të cilin Kievi nuk ka qenë i gatshëm ta bëjë për shkak se, siç ishte thënë, kishte sulme të vazhdueshme nga ana e rebelëve.

Këshilli tha se megjithatë ende nuk është dhënë urdhri për tërheqjen e armatimit.

Lajmet e fundit nga