LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA/Edhe Washington DC legalizon marijuanën

26 Shkurt 2015, 09:21, Kosova & Bota CNA

Washington DC është bërë shteti i radhës në Amerikë që ka legalizuar zotërimin e sasive të vogla të marijuanës.
Me këtë vendim, Washingtoni i bashkohet Kolorados dhe Alaskës.

Sipas ligjit për përdorimin e marijuanës, personat mbi moshën 21 vjeçare mund të posedojnë deri në 56 gramë kanabis, si dhe mund t?i rrisin disa bimë të tilla në shtëpi.
Blerja dhe shitja e drogës, mbetet ende ilegale siç mbetet edhe konsumimi i saj në publik.
Vendimi është marrë përmes një referendumi të bërë në nëntor të vitit të kaluar.

Lajmet e fundit nga