LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministri Ahmetaj takim me zv/Kancelarin gjerman

26 Shkurt 2015, 15:10, Aktualitet CNA

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Berlin me zëvendëskancelarin gjerman, njëherësh ministër i Ekonomisë së këtij vendi, Sigmar Gabriel. Ministria e Zhvillimit Ekonomik njoftoi të enjten se në fokus të takimit ishin reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, avancimi i nismës së Berlinit dhe përgatitja e projekteve rajonale.
Numri dy i Qeverisë gjermane ka shprehur mbështetjen e fortë për bashkëpunimin rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor nën nismën e Berlinit. Ai është shprehur se qeveria gjermane do të mbështesë ndërtimin e autostradës Adriatiko-Joniane, e njohur ndryshe si ?Korridori blu?, pasi e konsideron këtë projekt jo vetëm si një rrugë rajonale, por edhe si një urë lidhëse për Ballkanin Perëndimor dhe Europën Qëndrore.
Ministri Ahmetaj e njohu zv. Kancelarin me reformat strukturore që Shqipëria po ndërmerr në sektorin energjetik, pensioneve, reforma administrativo-territoriale dhe ajo në drejtësi.
Ndërtimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë shtylla të rëndësishme të punës së qeverisë, theksoi Ministri. ?Modeli i ri ekonomik ka filluar të japë rezultatet e veta. Ne jemi fokusuar tek mbështetja e industrive, rritja e eksporteve dhe tërheqja e investimeve të huaja si burime të rritjes së qëndrueshme ekonomike. Edhe kjo vizitë në Gjermani i shërben përpjekjeve tona për të sjellë investime gjermane në tregun shqiptar?, tha ai.

Lajmet e fundit nga