LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjermani/Burg të përjetshëm infermierit që vrau 30 pacientë

26 Shkurt 2015, 14:26, Aktualitet CNA

Një ish-infermier gjerman i cili ka pranuar se ka vrarë më shumë se 30 pacientë me overdoza ilaçesh, është dënuar me burg të përjetshëm. Gjykata e dënoi 38-vjeçarin Niels H, për dy akuza, vrasje dhe tentativë vrasjejej.

Infermieri tha përpara Gjykatës se kishte vepruar në mënyrë impulsive dhe kishte kërkuar falje ndaj të afërmëve të viktimave të tij.

Vrasjet ndodhën në klinikën Delmenhorst, ku ai punoi në departamentin e emergjencave gjatë viteve 2003 dhe 2005.

Në nisje të procesit, në vitin 2008, ai u dënua për tentativë vrasjeje me shtatë vjet e gjysmë. Por më vonë, policia nisi një hetim nisur nga numri i lartë i vdekjeve gjatë kohës që H.punonte në klinikë dhe e gjithë skema e krimeve u qartësua.

Lajmet e fundit nga