LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet Lokale/ Ja kush kandidon për Bashkinë e Korçës

25 Shkurt 2015, 10:13, Politikë CNA

Partia Socialiste dhe LSI thuajse janë në negociatat përfundimtare për të mbyllur kandidatët që do garojnë për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Në qarkun e Korcës kampi qeveritar tashmë ka të vendosur rikandidimin e krybashkiakut të Korcës Sotiraq Filo. Rikandidimi i tij është i sigurt dhe ka mbështetjen totale të Edi Ramës dhe Ilir Metës. Kuptohet kjo kandidaturë ka pasur mbështetje edhe nga zv/kryeministrin Niko Peleshi, i cili është dhe suporti kryesor dhe përdoret si letër garancie për Filon në Korcë.

Partia Demorkatike dhe aleatët e saj kanë disa kandidatura për bashkinë e Korcës. Kryesorja është ajo e kreut të degës të PD Andrea Mano i cili po përpiqet të rikandidojë. Ai ka qenë kandidat në vitin 2001 dhe humbi përballë Niko Peleshit me mbi 2200 vota.

Gjithsesi Mano kërkon të jetë sërish në garë pasi ai për garën e humur 4 vite më parë fajëson strukturat e PD-së dhe shpreson se duke qenë në krye të tyre mund të fitojë përballë shokut dhe mikut të tij Sotiraq Filo. Një kandidaturë tjetër është ajo e rektorit të Universitetit ?Fan S. Noli? në Korcë, Prof.Gjergji Pendavinji por ende nuk ka një konfirmim zyrtar prej tij. Kandidatura e tretë është ajo e Ledina Aliollit e cila ka qenë deputete e PD-së në këtë qark.

 

Lajmet e fundit nga