LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raporti shqetësues/ Koreja e veriut me 100 armë bërthamore?

25 Shkurt 2015, 10:21, Kosova & Bota CNA

Kërkuesit amerikanë kanë paralajmëruar se Koreja e Veriut duket se është e gatshme të zgjerojë programin e saj bërthamor në pesë vjetët e ardhshëm dhe se, në skenarin më të keq, mund të posedojë 100 armë atomike deri në vitin 2020.

Joel Wit, ndjekës i lartë i Institutit SHBA-Kore në Universitetin Johns Hopkins, ka bërë publike rezultatet e para të një studimi 15 muajsh, duke thënë se disa nga konstatimet janë shumë ?shqetësuese?.

Wit po ashtu ka thënë se kompanitë evropiane mund të jenë padashur duke kontribuar me pajisje, të cilat arrijnë në Korenë e Veriut përmes Kinës.

Aftësia reale bërthamore e Koresë Veriore mbetet e panjohur, por ekspertët besojnë se Phenjani ka aktualisht rezerva prej 10 deri në 16 armë, të ndërtuara me plutonium ose uranium të pasuruar.

Lajmet e fundit nga