Connect with Us

Rama takon sërish Metën, zbardhen emrat e kandidatëve

Politikë

Rama takon sërish Metën, zbardhen emrat e kandidatëve

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama dhe Kreu i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan takimin e rradhës në mjediset e Kryesisë së Parlamentit, ndërsa burimet konfirmojnë për TemA se në qendër të bisedës ishte formula me të cilën dy partitë kryesore qeverisëse në vend do të dalin në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Ky është takimi i trete brenda 3 javëve të fundit që kreu socialist dhe ai i LSI zhvillojnë mes tyre. Burime nga LSI konfirmojnë se deri më tani është rënë dakord që në Bashkinë e Fierit dhe në atë të Pogradecit të kandidojnë emra të përzgjedhur nga kjo parti, ndërsa në Shkodër pritet të kandidohet Keti Bazhdari, e propozuar nga Partia Socialiste. Ndërkohë, mësohet se në Pogradec, LSI ka propozuar Roshi Tollozhanin, aktualisht kryetar komune, ndërsa në Fier është propozuar Robert Bitri, deputet i LSI, por që më parë ka mbajtur detyrën e Prefektit të Fierit. Pak ditë më parë Meta njoftoi këto takime me kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur se do të shkëmbehen mendime për ndërtimin e procesit që do të synojë cilësinë e kandidatëve dhe jo kënaqjen e oreksit të njërës apo tjetrës parti, apo edhe të kandidatëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nikoll Lesi zbulon detajet e marrëveshjes Rama-Basha/ Berisha prishi planet për koalicion

Publikuar

-

Nga

Nikoll Lesi zbulon detajet e marrëveshjes Rama-Basha/ Berisha prishi planet për koalicion

Gazetari Nikoll Lesi së fundi në një editorial të publikuar në gazetën e tij, i ka thurur laved ish-kryeministrit dhe liderit historik të demokratëve, Sali Berisha.

Në video-editorialin e publikuar në “Koha Jonë”, kreu i PD, Lulzim Basha lihet në “hije”, ndëra thekson se pa Sali Berishën, “PD do të kishte vdekur”. Sipas tij, Berisha është inspiruesi i demokratëve.

Por, gjithashtu Lesi tregon edhe një tjetër detaj, të marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha.

Sipas Lesit, PD dhe PS do të ishin në koalicion, nëse nuk do të kishte qënë kundërshtimi i Sali Berishës.

PD do të ishte në koalicion me Partinë Socialiste nëse nuk do të ishte kundërshtimi i liderit të demokratëve, Sali Berisha, që në fakt është edhe inspiruesi i krejt demokratëve.”-thuhet në editorial.

LEXO EDHE:  Berisha: Edi Rama është vet koka e krimit, hedh poshtë denoncimin nga DASH

LEXO EDHE:  Rama u tregon të rinjve në Lezhë se çfarë bëri sot bashkë me Linditën

Më tej, risjell ne vemendje zgjedhjet e vitit 2005, ndërsa thotë se “Në vitin 2005 PD erdhi e vetme në pushtet, pasi ishte djegur dhe rrënuar. Dhe kjo seps eish-lideri demokrat krijoi frymë, besim dhe ishte i vendosur të hapej si parti. Ndërsa Basha mbetet kryetar europian, i butë por pa zjarr.

Po ashtu ai thekson se “Demokratët pa Sali Berishën do të ishin krejt të mbaruar. Është ai që mban gjallë Partinë Demokratike.”

Sipas Lesit, “Kur ne themi Partia Demokratike dhe nënkuptojmë Saliun”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po pse nuk jeni dakort o hajdutë të babëzitur?”/ Murrizi ngre tonet: U sulët si qentë për gjah

Publikuar

-

Nga

“Po pse nuk jeni dakort o hajdutë të babëzitur?”/ Murrizi ngre tonet: U sulët si qentë për gjah

Myslim Murrizi vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të klasës politike shqiptare, duke i quajtur “hajdutë”.

Në një postim në rrjetet sociale, Murrizi shpërthen kundër atyre, që sipas tij kundërshtojnë propozimin që SPAK të fillojë hetimet e politikanëve, që nga viti 1991.

Qenkan merzitur shume dhe paskan debatuar fort hajdutet se nga cili vit duhet të filloj SPAK-u hetimet!

Nuk paskan qene dakort qe te filloj qysh nga viti 1991!!!

Po pse nuk jeni dakort o hajdute te babezitur????

Po ja e zeme so po e fillon 10 vjet me vone. Pra nga viti 2001, ju prap hajdute keni qene edhe nga kjo kohe.

Po ta fillojë nga viti 2005 a mendoni se keni qene te pastert nga ky vit??

Po mire le ta filloj nga viti 2009, çfare ndryshon per ju???

Pa le po e filloi nga viti 2013, kur u sulet si qent per gjah, çfare do shohin Shqiptaret.

Per sojin qe ka qeverisur Shqiperine ne keto 30 vite neokomunizen, asnje pike rendesie nuk ka se nga cila periudhe duhet te filloj SPAK-u hetimet, sepse ju jeni e njejta tufe hajdutesh te pa ngopur që jeni tallur me Shqiptaret 30 vjet rresht sikur “luftoni” njeri-tjetrin dhe keni 30 vjet qe rreth 30 individe pa karakter pa moral pa dinjitet, vidhni bashke”-shkruan Murrizi.

Më tej, Murrizi thekson se nuk ka nevojë të hetohen për 30 vite. Sipas tij mjaftojnë edhe 30 orë tiu bësh llogarinë e kostos së jetësës së atyre që kanë qeverisur në 30 vite në Shqipëri, dhe ska gjykatë që iu bën derman.

LEXO EDHE:  Edi Rama, ekspozitë në Mynih

LEXO EDHE:  Ish-deputeti në gjimnazin “Sami Frashëri”/ Duhej t’i ishte vënë shiriti i krimit

Per te hetuar babezine tuaj, bemat tuaja, vjedhjet tuaja, pa ngopshmerine tuaj, hipokrizine tuaj, paturpesine tuaj, mashtrimet tuaja, nuk ka nevoje fare per 30 vite.

Ju mjafton tu hetosh, survejosh, pergjosh, vezhgosh, tu besh llogari koston e jeteses vetem 30 dite, apo 30 ore gjithsej dhe nuk ka gjykate e posaçme qe ju ben derman.

Sepse soji juaj nuk ka orar pertypje, por vetem ha çdo moment

Ha pa pushuar kurre çdo gje qe ju kap dora, syri, xhepi dhe percillni ne stomak çdo lloj pislliku te kesaj bote ne babezine tuaj te pashoq

Per tufen tuaj te pa ngopur, SPAK-ut do ti duhej vetem 30 minuta per secilin prej jush qe te plotesonit nje formular ku te vertetonit origjinen e parave tuaja te konvertuara ne vila miliona euroshe pas TEG-ut, para TEG-ut, ne Gjirin e Lalzit, ne Palase, tek Kodra e Diellit, ne Razem, Hamallaj, Dhermi e Drimadhe dhe ju te gjithe do te perfundonit ne burgun e Reçit.

Pa le kur “ ustallaret” matane oqeanit tu verifikojne te tjera pasuri jashtë Shqiperise, atehere burgu do ju duket si hotel Sheraton”-përfundon postimin e tij Myslim Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-ministri i Ramës kundër Reformës në Drejtësi/ Sfidon ambasadorët, mesazhi për opozitën 

Publikuar

-

Nga

Reforma në drejtësi

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka dalë kundër Reformës në Drejtësi, për të cilën thotë se as reformë nuk mund të quhet, por “deformë”.

Sipas Manjanit, ajo çfarë ka sjellë kjo e ashtuquajtur Reformë në Drejtësi, janë vetëm vakumet e tmerrshme në gjykata e prokurori.

Gjithashtu Manjani sfidon publikisht ambasadorët e huaj në vendin, tonë, ndërsa thekson se nëse kjo deformë diplomatikisht quhet sukses, le të guxojnë këta dilpomatë, që shesin sukses në mediat tona, ta prezantojnë në vendet nga ata vijnë.

Deforma nuk quhet dot reformë.

Nuk ka reformë që zgjat. Përndryshe nuk quhet reformë.

Kaluan 5 vjet dhe ende nuk i duket fundi.

Në asnjë përkufizim koncepti, libër apo leksion menaxhimi nuk e quan dot reformë një veprimtari të tillë.

Reformë quhet një transformim i menjëhershëm përmirësues i sjelljes apo veprimtarisë së një institucioni.

Por 5 vite, plus nuk dihet sesa vite të tjera, nuk ka lidhje me fjalën “menjëhershëm”. Aq më pak vakumet e tmerrshme në gjykata e prokurori të quhen përmirësim.

Mund ta quash sistem, rregjim por jo reformë. Enver Hoxha, fjala vjen, sundoi me plane 5 vjeçare…

Kjo që u bë ishte një deformim, jo reformim.

Ishte dhe mbeti një veprimtari politike që goditi persona jo fenomene. U konceptua kështu dhe ashtu u zbatua.

Kjo është një deformë që po krijon një kastë gjykatësish e prokurorësh që veprojnë nën presion dhe jo të pavarur.

Nëse kjo deformë diplomatikisht quhet sukses, le të guxojnë këta dilpomatë, që shesin sukses në mediat tona, ta prezantojnë në vendet nga ata vijnë.

Na hapën barkun me histori virtuale suksesi.

E kuptoj që ata avokatojnë disa miliona dollarë që shitet si ndihnë, por mund të jenë njëkohësisht edhe avokatë të miliona njerëzve në Shqipëri që duan e presin drejtësi.”-shkruan Manjani.

LEXO EDHE:  Ish-ministri ironizon Ramën/ “Zbulon” oraret kur qarkullon virusi

LEXO EDHE:  Ish-ministri ironizon Ramën/ “Zbulon” oraret kur qarkullon virusi

Më tej, ai thekson se dështimi nuk mund të shitet pafundësisht si sukses.

Deforma nuk quhet dot reformë.

Dhe të mos pranosh deformën është qytetari. Mesa dimë edhe në Perëndim kështu quhet: qytetari.

Ndaj nuk më plas fare për arsyetimin idiot se kush na qenka kundër kësa mrekullie, qenka edhe kundër perëndimit. Nuk më

plas sepse është spekulim me idenë e perëndimit dhe të demokracisë.

Vijoj të mbetem i bindur se shqipërinë e do më shumë shqiptari, sado kriminel të jetë.”-thekson ish-ministri.

Po ashtu Manjani i drejton edhe një mesazh opozitës, ndërsa shkruan se nuk duhet të japë konsensusin për ti  zgjatur jetën kësaj “deforme”, sikurse e cilëson ai.

Nejse, se po u japim më shumë vemendje ambasadorëve sesa punëve tona.

Unë nuk jam që opozita të japë konsensus për ti zgjatur jetën kësaj deforme.

Jo pa bërë më parë një vlerësim të plotë e të detajuar përse vendimi konsensual i para 5 viteve u shndërrua në deformimin e dytë më të rëndë në historinë e shtetit tonë, pas drejtësisë dhe shtetit komunist.”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE