LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria vendos kalimin e sektorit të Turizmit te Ministria e Ekonomisë

25 Shkurt 2015, 17:29, Aktualitet CNA

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e ditës së sotme se sektori i Turizmit do të kalojë nga Ministria e Zhvillimit Urban te Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Gjithashtu Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe asaj të Republikës së Koresë, për bashkëpunimin ekonomik. Në mbledhjen e sotme është miratuar dhe marrëveshja e huasë me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për ?Projekt i Mirëmbajtjes Dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate?. Ndër të tjera është vendosur dhe shpronësimi, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i linjës 110 kv Korçë ? Zëmblak.

Lajmet e fundit nga