LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

'Pinguinët' nuk mund të ndalojnë humbjen prej 263.2 milion dollarësh të DreamWorks

25 Shkurt 2015, 14:08, Tech CNA

Kompania DreamWorks Animation (DWA) duket e pashpresë pasi ka raportuar një humbje prej 263.2 milion dollarësh gjatë tremujorit të katërt. Kjo studio duket se i ka varur të gjitha shpresat tek Home, filmi i saj më i ri i animuar i cili duket si një prej më të veçantëve të tij me zërat e Rihanna, Jim Parsons, Jennifer Lopez dhe Steve Martin. Filmi pritet të dalë më 27 mars.
Performancat pa shkëlqim të fimave të mëparshëm si Pinguinët e Madagaskarit, dhe Zoti Peabody dhe Sherman, u pasuan me pushimin nga puna të rreth 500 punonjësve gjatë muajit të fundit. Kjo çoi në një humbje prej 3.08 dollrësh për çdo shpërndarje, dhe 246.2 milion dolarësh në total. Shefi ekzekutiv i DreamWorks Animation, Jeffery Katzenberg thotë se lëvizja për të ristrukturuar studion duke punuar për dy filma të mëdhenj e jo për tre do të na sigurojë se këta filma do të jetë shumë të bukur dhe me përfitime më të mëdha, duke përmirësuar edhe përformancën tonë financiare. Teksa viti 2015 ka për të qenë një vit tranzicioni, ne kemi projektuar disa strategji për të bërë të mundur këtë.?

Lajmet e fundit nga