LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mirditë/ Ndërtimi i HEC-it rrezikon përmbytjen e rrugës që lidh 2 Komuna

25 Shkurt 2015, 15:02, Aktualitet CNA

Intelektualë dhe banorë të zonës së Kaçinar dhe Ungrejt në Mirditë kanë deklaruar se rruga që lidh Rrëshenin me këto dy komuna do të përmbytet nga Hidrocentrali që po ndërtohet në këtë zonë, duke izoluar në këtë mënyrë me mijëra banorë të këtyre fshatrave.
Banorët kërkojnë që të bëhet publik projekti ku do kalojë rruga, pasi deri në këto momente askush nuk ka dhënë informacion për këtë çështje.
Edhe pse Hidrocentrali që po ndërtohet nga një firmë turke në këtë zonë ende nuk ka përfunduar, sinjali i parë i përmbytjes së kësaj rruge është dhënë këtë dimër, ku niveli i ujit në uren e Cekajve është ngritur me 2 metër, duke bllokuar edhe lëvizjen e mjeteve për disa orë në drejtim të kësaj zone. Ndonëse është kryer mbi 50% e punimeve, në digën e këtij Hidrocentrali ende nuk ka një projekt ku do të ndërtohet rruga e re që i lidh këta banorë me qendrën e qytetit të Rrëshenit.

Lajmet e fundit nga