LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jorida Tabaku: Kokëdhima ka përfituar para publike, ti hiqet mandati

25 Shkurt 2015, 10:09, Aktualitet CNA

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë një deklarate për shtyp ka kërkuar heqjen e mandatit për deputetin socialist, Koço Kokëdhima. Sipas asaj që tha Tabaku , deputeti i PS-së ka përfituar disa herë nga paratë publike, ku shpesh herë me anë të kompanisë së ti ?Abissnet?.

Ajo tha se kjo vjen pas hetimeve tre mujore që PD ka kryer.  Tabaku i ka kërkuar kreut të parlamentit, Ilir Meta, të nis menjëherë procedurat për heqjen e mandatit të Koço Kokëdhimës.

Lajmet e fundit nga