Connect with Us

DW/Freedom of Speech Award shkon për blogerin saudit

Kultura

DW/Freedom of Speech Award shkon për blogerin saudit

Publikuar

-

Blogeri i arrestuar në Arabinë Saudite, Raif Badawi merr “Freedom of Speech Award”, që Deutsche Welle e jep për herë të parë këtë vit. Transmetuesi për botën e jashtme e jep çmimin në kuadër të Online- Awards “The Bobs”.

“Bordi i drejtorëve të Deutsche Welle-s vendosi njëzëri për Raif Badawin. Ai përfaqëson në mënyrë të shquar angazhimin e guximshëm, të patrembur për shprehjen e lirë të mendimit, e drejtë e njeriut. Vlerësimi me çmim nga ne synon të transmetojë një sinjal të fortë dhe ta zhvendosë fatin e tij edhe më fort në vëmendjen e publikut botëror. Shpresojmë që në këtë mënyrë do të shtohet presioni ndaj personave përgjegjës në Arabinë Saudite, për ta lënë më në fund të lirë Badawin”, thuhet nw deklaratwn e DW.

Blogeri 31 vjeçar Raid Badawi u dënua në maj 2014 nga drejtësia saudite me 1.000 rrahje me shkop, dhjetë vjet burg dhe me një gjobë të madhe. Në 9 janar atë e rrahën për herë të parë publikisht.

LEXO EDHE:  Kriza e Coronës provë ekzistenciale për BE

Për edicionin 2015, transmetuesi gjerman për botën e jashtme e ka përpunuar konceptin e “the Bobs”. Risia më e rëndësishme është Freedom of Speech Award, me të cilin Deutsche Welle nderon një person ose një inisiativë, e cila angazhohet në mënyrë të veçantë për lirinë e mendimit në botën digjitale.
Fituesi i Freedom of Speech Award si dhe mbajtësit e çmimeve në tri kategoritë e jurisë të “The Bobs” do të nderohen më 23 qershor në Global Media Forum të Deutsche Welle-s në Bonn.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

Rikthehen teatrot në Tiranë, ambientet e hapura kthehen në skena

Publikuar

-

Nga

Rikthehen teatrot në Tiranë, ambientet e hapura kthehen në skena

Me ngrohjen e kohës teatrot kanë vendosur që disa prej veprave ti vendosin në ambiente të hapura për një publik të reduktuar.  Për ta rikthimi pranë artdashësve është i domosdoshëm.

Ajo që na ka munguar më shumë përgjatë kësaj kohe mbetet teatri, jo në formën online por ai që ndjekim përballë dhe e duartrokasim për lojën aktoriale dhe emocionet që marrim. Por sikurse në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, teatrot kanë vendosur të rikthehen, me një kast të vogël aktorësh dhe për një publik të reduktuar.

Ambientet e hapura do të kthehen në skenën e ekzekutimit të veprave sikurse do të jetë Amfiteatri i Akademisë së Arteve për “Këngëtaren Tullace” të Eugene Ionesco, nga Teatri Metropol.

“Thelbi i veprës është kotësia, pra veprimet e kota të njerëzve të cilët nuk janë budallenj, nuk janë të pandërgjegjshëm, por rutina, përditshmëria, ajo që në shpesh herë nuk e vëmë re, na shtyn të shkojmë drejt disa veprimeve, disa reagimeve krejt të kota”, tha regjisori dhe koreografi Gjergj Prevazi.

Ndërsa Teatri Kombëtar Eksperimental ka zgjedhur që këtë javë t’ia kushtojë publikut të vogël.

LEXO EDHE:  DW për Saimir Tahirin: Zhduku Lazaratin por trafiku i drogës u rrit, po merr fund pandëshkueshmëria

LEXO EDHE:  Kërkuan bileta lotarie nga dasmorët, çifti fiton 600 mijë euro

“Hansel dhe Gretel” do shfaqet të mërkurën dhe “Drejt Imagjinatës” të premten për të vegjlit në ambient të hapur.

“Ishte konceptuar ndryshe, ishte konceptuar për t’u dhënë brenda, dritat kishin një pjesë të madhe të efektit që do të krijonte te fëmijët”, u shpreh regjisori Mateo Dervishaj.

Por si ka qenë ky vit për  komunitetin e artistëve?

“Natyrisht është si të mos komunikosh me një person apo me një grup personash dhe a e vështirë është të rikthehesh pas një viti, të rivendosësh kontaktin, komunikimin”, tha tha regjisori dhe koreografi Gjergj Prevazi.

“Ka sjellë një të mirë sepse na ka bërë të mendojmë gjatë dhe na ka lehtësuar anën kreative, kështu që unë ndjej që jam rritur gjatë kësaj periudhe, edhe pse me vështirësi”, u shpreh regjisori Mateo Dervishaj.

Edhe pse në vendet fqinje dhe përtej artistët janë rikthyer në skenë duke respektuar një sërë masash, këtu nuk ka ende një sinjal për të ekzekutuar veprat në skenat teatrore./euronews

LEXO TE PLOTE

Kultura

Kostumografia në film dhe teatër

Publikuar

-

Nga

Kostumografia në film dhe teatër

Kur artistët e kostumografisë në Hollivud kanë nevojë për një veshje të periudhës së Mbretëreshës Viktoria të gjysmës së dytë të shekullit XIX apo nga periudha e Mbretit Eduard të Anglisë në fillim të shekullit XX për një film të ri, zakonisht frekuentojnë koleksionisten e objekteve historike Helen Uffner. 72-vjeçarja me banim në Nju Jork ka ofruar kostume e veshje për më shumë se 1000 filma, produksione teatrale dhe sfilata mode gjatë 45 vjetësh. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Nina Vishneva njofton.

Një thesar i vërtetë me veshje të vjetra, ndër to kapelen e Rachel Brosnahan në serialin The Marvelous Mrs. Maisel, trikon që veshi Tom Hanks në filmin The Bridge of Spies, si dhe këmishën e natës me të cilën Angelina Jolie u shfaq në filmin The Original Sin. Veshje të tjera u shfaqën kohët e fundit në filmin ‘US vs Billie Holiday’ dhe ‘Ma Rainey’s Black Bottom’, i cili fitoi Oscar për kostumografinë më të mirë në 2021.

Helen Uffner është themeluese e kompanisë Vintage Clothing, koleksioni më i madh privat amerikan i veshjeve nga periudha të ndryshme. Dhjetëra mijëra artikuj veshmbathjeje dhe zbukurime shoqëruese nga periudha viktoriane e deri në vitet 1980.

Në 1982, Woody Allen po punonte për filmin Zelig dhe kishte shkuar për të kërkuar veshje e kostume në Soho të Nju Jorkut. Ekipi i tij erdhi tek apartamenti im dhe bleu të gjitha rrobat që kisha në zotërim,” tregon zonja Uffner.

Ajo filloi të grumbullojë objekte të periudhave të shkuara që në moshë të re. Kursente para nga puna si kujdestare për fëmijët e fqinjëve. Fillimisht filloi të blinte libra të vjetër, pastaj unaza dhe më në fund kaloi te veshmbathja. Ajo thotë se ky interesim rrjedh nga fakti që familja nuk kishte pasur objekte të vjetra të trashëguara në breza. Pjesa më e madhe e paraardhësve ishin zhvendosur nga Polonia në Belgjikë, shumë prej tyre kishin vdekur në kampe përqëndrimi.

LEXO EDHE:  DW për Saimir Tahirin: Zhduku Lazaratin por trafiku i drogës u rrit, po merr fund pandëshkueshmëria

LEXO EDHE:  Luana Vjollca e veshur me fustanin me çmim marramendës/ Zbulohet sa ka kushtuar

Më pëlqejnë shumë gjërat e vjetra. Sikur dëgjoj prej tyre historitë e shkuara. Dikur këto ishin gjëra të dashura për dikë,” thotë ajo.

Zonja Uffner gjente thesare ndër zotërime të trashëguara dhe fillimisht i shiste. Por me kalimin e kohës iu bë e vështirë t’i nxirrte nga dora. Ajo filloi t’ua huazonte zotërimet e saj regjisorëve të filmave dhe organizatorëve të sfilatave. Pasi përfundojnë filmimet, aktorët duhet t’i kthejnë kostumet, por nuk ndodh gjithmonë.

Ofruam shumë veshje për filmin The Irishman. Dy prej artikujve do të përdoreshin nga personazhi i interpretuar nga Robert De Niro. Një palë pizhama dhe një robdisham. Nuk na i kanë kthyer,” tregon ajo.

Veshjet mund edhe të dëmtohen gjatë xhirimeve. Ekipi realizues i filmit Titaniku nuk mund të garantonte se veshjet do të ktheheshin të padëmtuara, prandaj zonja Uffner vendosi të mos ofrojë gjë nga koleksioni i saj:

Vendosa të mos jap për këtë film. Mësova më vonë se kishin dëmtuar shumë veshje”.

Falë realizimeve teatrale të Hollivudit, apo produksioneve televizive, si dhe sfilatave të modës, ka kërkesa të vazhdueshme për zotërimet unike në koleksionin e zonjës Uffner.

Për 45 vjet, zonja Uffner ka luajtur një rol kritik në mijëra filma, produksione teatrale dhe projekte të tjera. Pasioni i saj ka ndihmuar që klientët e saj të fitojnë katër çmime Emmy dhe një Oscar, si dhe vlerësime të tjera.

Pandemia e ka ulur kërkesën, por puna po rigjallërohet përsëri.

Zotërimet e saj gradualisht po rikthehen në vëmendjen e ekipeve realizuese që i sjellin pranë nesh përmes ekranit të filmit./euronews

LEXO TE PLOTE

Kultura

Koço Qendro, kolosi i teatrit shqiptar feston 94 vjetorin e lindjes

Publikuar

-

Nga

Koço Qendro, kolosi i teatrit shqiptar feston 94 vjetorin e lindjes

Aktori i madh shqiptar Koço Qendro sot feston ditëlindjen. Koço Qendro ka lindur më 15 Maj të vitit 1927.

Qendro është i njohur për kryerolin e tij si Harpagoni nga vepra e shkrimtarit të njohur francez, Molier, “Kopraci”. Në karrierën e tij artistike, Koço Qendro numëron mbi 120 role.

Me energjinë e tij dhe mimikën ekspresive edhe në moshën 94 vjeçare iu ka rezistuar sfidave të skenës.

LEXO EDHE:  Studimi/ Ndikimi i grupit të gjakut tek COVID-19

LEXO EDHE:  DW për Saimir Tahirin: Zhduku Lazaratin por trafiku i drogës u rrit, po merr fund pandëshkueshmëria

Harpagoni i Koço Qendros do të mbetet një nga rolet më brilante në teatrin shqiptar.

Disa nga rolet e tij më të spikatura janë:

Kopraci (2018)

Tre ditë nga një jetë (1986) – Kryeplaku i fshatit

Vendimi (1984) – Aleks Xinxa

Agimet e stinës së madhe (1981) – Aleks Lili

Përballimi (1976) – Sefedini

I teti ne bronz (1970) – Ballisti./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE