LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA-Rusi, përplasen ashpër në OKB

24 Shkurt 2015, 09:12, Aktualitet CNA

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë shkëmbyer akuza për konfliktin në Ukrainë, në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se Këshilli i Sigurimit është bërë mjet për miratimin automatik të vendimeve të marra nga vendet perëndimore.

Ai ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për “metoda të neveritshme”, përfshirë edhe siç ka thënë, “grushtetin jokushtetues në Ukrainë, një vit më parë”.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Samantha Poëer, ka akuzuar Moskën për shkelje të Kartës së Kombeve të Bashkuara me trajnimin, armatosjen dhe luftimin përkrah separatistëve, që kanë uzurupuar territorin e Ukrainës.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Pavlo Klimkin, ka thënë se Rusia ka nisur një “luftë hibride” në vendin e tij dhe ka shtuar se Kievi mund të kërkojë mision paqeruajtës të OKB-së për të ndihmuar në mbajtjen e armëpushimit në lindje të Ukrainës.
Edhe ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius, ka kritikuar Moskën, duke thënë se ajo po bën përpjekje të rivizatojë kufijtë e Evropës me dhunë dhe forcë.

Lajmet e fundit nga