LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PE, pro apelit të Lunaçek për njohjen e pavarësisë së Kosovës

24 Shkurt 2015, 13:56, Kosova & Bota CNA

Parlamenti Evropian do t?i kërkojë sërish dhe formalisht, pesëshes evropiane që të njohë pavarësinë e Kosovës. Kështu thuhet në propozim rezolutën e fundit për Kosovën, e cila u votua në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit.

Raportuesja për Kosovën Ulrike Lunaçek dhe autorja e dokumentit në fjalë mori përkrahjen e 35 anëtarëve të Komitetit, ndërsa kundër këtij drafti votuan 7 deputetë e 4 tjerë abstenuan.

Lunaçek shpreson se kjo shumicë dërmuese do të dominojë edhe gjatë votimit në seancë plenare në muajin mars. Në tekstin e draft rezolutës, kërkohet nga Komisioni Evropian që të procedojë tutje me procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën, pavarësisht fluksit të fundit të imigrantëve që ilegalisht po ia mësyjnë Evropës, raporton RTK.

Lajmet e fundit nga