Connect with Us

Nigeri/Kamikazja shpërthen autobuzin plot me njerëz

Bota

Nigeri/Kamikazja shpërthen autobuzin plot me njerëz

Publikuar

-

Një sulm kamikaz në Nigeri ka lënë të vrarë të paktën 13 persona. Ka raportime në median ndërkombëtare se përgjegjëse për shpërthimin është një kamikaze femër, e cila kishte pritur në stacionin Dan-Borno derisa 18 vendet e autobuzit të linjës të mbusheshin plot me njerëz, pastaj ka hipur në të. Dëshmitarë lokalë thanë se kanë parë trupat e 13 viktimave.

Autobuzi është shkatërruar plotësisht nga zjarri, madje janë dëmtuar edhe makina pranë.
Nigeria përballet me një valë sulmesh nga grupi militant Boko Haram. Korrespondentët thonë se shpërthimi është pjesë e valës që ka nisur tashmë prej grupit, edhe pse askush nuk ka marrë ende përgjegjësi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vrasja e pesëfishtë në Gjilan/ Zbardhen detajet tronditëse

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje tragjikë ka ndodhur sot në Kosovë ku një police ka vrarë dy prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.

Sipas burimeve të gazetës kosovare “Express”, efektivja me inicilet V.B., dyshohet se ka pasur probleme psikike dhe se para pak muajsh i është nënshtruar edhe një trajtimi shëndetësor.

Pas kësaj, sipas burimeve, ishte rekomanduar që tashmë të ndjerës t’i ulej edhe gradimi, por që nuk ishte marrë masë për pezullimin e saj nga puna.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.

Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.

LEXO EDHE:  Po transportonte drogë me autobus/ Arrestohet shqiptari

LEXO EDHE:  Identifikohet viktima që u dogj në autobus

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë.”, shkruhet në njoftimin e policisë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Rikthehen tërmetet në Turqi/ Lëkundje të forta shkundin vendin

Publikuar

-

Nga

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.0 të shkallës rihter është regjistruar vetëm pak minuta më parë në Turqi.

Lajmi bëhet i ditur nga Qendra Evropiane e Tërmeteve, ndërsa deri më tani nuk ka njoftim për të lënduar apo nëse ka pasur dëme materiale.

Turqia u trondit para pak javësh nga një tërmet 6.8 i shkallës rihter dhe ka pasur paralajmërime nga qeveria që mund të preket nga një tërmet akoma më i fortë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Policja vrau katër familjarët dhe veten/ Kryetari i Gjilanit nuk përmban lotët

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri nuk ka përmbajtur dot lotët teksa do të jepte një deklaratë për mediat lidhur me vrasjen e 5- fishtë brenda familjes Bllaca.

Haziri thotë se familja Bllaca ishte një familje e respektuar dhe është tronditur nga lajmi tragjik.

“Është tronditës lajmi që sot ka ndodhur në Gjilan. Tragjedia që po kalojmë duhet të zbardhet. Shuarja e një familjeje është tragjedia më e madhe që mund të ndodhë. Ka qenë një familje e respektueshme, por deri këtu erdhi për shkak të problemit”, ka thënë Haziri me lot në sy./CNA.al

LEXO TE PLOTE