LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mjekët në protestë: Do t’i dorëzojmë peticion Metës dhe Ramës

24 Shkurt 2015, 10:15, Aktualitet CNA

Mjekët e spitalit QSUT në Tiranë kanë vazhduar protestën e nisur prej disa ditësh duke u shprehur kundër testimit që kërkon të kryejë Ministria e Shëndetit. Sipas tyre kjo nismë për testimin e tyre është antiligjore dhe për këtë arsye ato kanë nisur nënshkrimin e një peticioni, i cili më pas do t?i dërgohet Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës dhe Kreut të Parlamenti Ilir Meta.

Gjatë protestës së sotme ata kanë kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja. ata kanë thënë se nuk janë kundër testimeve por kundër nismave antiligjire. Ata akuzuan se koncesionarët e ministrit janë klienteliste.

Kujtojmë që Ministria e Shëndetësisë kërkon të zhvillojë një testim për të gjithë mjekët por këta të fundit janë kundër saj, pasi sipas tyre është një akt antiligjor.

Lajmet e fundit nga