LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shenim/Kur Berisha sulmon Blushin?

23 Shkurt 2015, 18:26, Aktualitet CNA

Elvi FUNDO

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sot me një shkrim në faqen e tij në rrjetin social deputetin socialist Ben Blushi.
Në kohën kur deputeti i PS është njeriu më kritik i kryeministrit Edi Rama, ndaj tij vjen një sulm nga Sali Berisha. Ish kryeministri tregon histori që fillojnë sipas tij me xhelozine e Blushit dhe përfundon me histori për shpërndarjen e fotove të Edi Ramës në buze të liqenit të Pogradecit më profesorin Thanas Xhillari, ish bashkëshortin e Linda Ramës, gruas aktuale të kryeministrit, dhe Rudina Magjistari e cila në atë kohë ishte e lidhur me Edi Ramën.

Berisha nuk kursehet në tallje dhe fyrje ndaj Blushit ai e quan ate ?Blushi ?vogelushi? apo Blushi ?bibilushi? pothuajse u zhduk?. Më tej ish-kryeministri diku e vlerëson dhe diku e sulmon deputetin socialist, Berisha shkruan ?Edhe Blushi i ka te gjitha per t?u bere nje Cipras ne Shqiperi, por jo fatin, pa te cilin do mbetet Cipurush?.

Cfarë e ka shqetësuar ish kryeministrin Berisha për të bërë një shkrim të tillë, në momentin kur Ben Blushi po përballet me kryeministrin e vendit dhe duket se ka një mbështetje në grupin parlamentar, përjashto servilët dhe qokat sulme që vijnë të urdhëruara direkt nga Rama.

Fakti që Berisha sulmon Blushin ka dy anë të medaljes, e para kërkon ta ulë deputetin socialist në opinion publik për të mos lejuar një levizje tjetër brenda së majtës e cila do mblidhte votat e njerëzve të pakënaqur, dhe e majta sdo kishte asnjë firo në zgjedhje.

Ana tjetër që ish-kryeministri me sulmin që i ben i shton mbështetjen Ben Blushit tek elektorati socialist. Sa më shumë të të sulmojë Sali Berisha aq më shumë të do baza socialiste, kjo formulë tashmë është e vërtetuar. Kështu me qëllim e faktorizon më shumë

Duke parë sulmin e Berishës dhe provokimet ndaj Blushit që i ka të shpeshta tashmë spresim gje tjetër që ish-kryeministri Sali Berisha pas pak kohësh të dalë të deklarojë që skena politike është katër polare, duke nxitur dhe provokuar nje tjetër carje të së majtës. Cka vërtet mund ta conte të majtën shqiptare tek modeli grek i Tcipras, ndoshta e pabesueshme por jo e pamundur.

18:00 Aktualitet

Blushi Cipurushi!

Nga Sali BERISHAEdhe nga Prishtina e urojne Blushin per fito...

Lajmet e fundit nga