LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Presidenti Nishani: Këtë vit të hapen dosjet

23 Shkurt 2015, 15:35, Politikë CNA

25-vjetori i rënies së diktaturës komuniste është vlerësuar nga Presidenti Bujar Nishani si viti më i përshtatshëm që më në fund edhe Shqipëria të mund të hapë dosjet e ish-sigurimit. Kreu i shtetit i sugjeroi parlamentit që të miratojë pa humbur kohë një ligj të gjerë për hapjen e dosjeve. Me këtë, presidenti i referohet ligjit të lustracionit, i cili jo vetëm do të hapte dosjet e drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve të ish-sigurimit të shtetit, por rrjedhimisht kërkon edhe largimin e tyre nga postet publike.

?Në këtë vit besoj është periudha më e mirë që parlamenti të miratojë një ligj të gjerë dhe të thellë për hapjen e dosjeve jo vetëm të drejtuesve të sigurimit të shtetit por edhe të gjithë bashkëpunëtorëve duke qetësuar njëherë e përgjithmonë zemrat e shqiptarëve. Është vit i përshtatshëm që parlamenti të bëjë ligj lustracioni me eksperiencën e atyre vendeve që e kanë aplikuar. Sado që të zgjatet në kohë, sado të vonohet ky proces Shqipëria do t?i hapë një ditë dosjet, jam i bindur për këtë. Është moment reflektimi nga të gjithë për të kompensuar kohën e humbur?, u shpreh kreu i shtetit.

Qeveria ka ndërmarrë nismën për hapjen e dosjeve përmes një projektligji të veçantë që shumë shpejt pritet të nisë diskutimet në komisionet parlamentare, ndërsa një grup deputetësh si Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi i PDIU-së kanë kërkuar një ligj lustracioni. Edhe pse sugjerimi i Presidentit të Republikës është për një ligj në të gjithë dimensionin e tij, duke përfshirë edhe lustracionin, ky fakt nuk do të bëhet shkak për një përplasje të re mes tij dhe mazhorancës. Kjo pasi kreu i shtetit tha se do të dekretojë çdo ligj që do të jetë për hapjen e dosjeve. Megjithatë ai sugjeroi që të kërkohet edhe gjykim për krimet që ka bërë ish-sigurimi i shtetit.

?Mund tu them me siguri që pavarësisht dimensionit që do të mbajë, një ligj që do të ketë hapjen e dosjeve do të ketë mbështetjen dhe firmën e presidentit. Por unë vetëm sugjeroj të jetë i gjerë, është koha që Shqipëria të kërkojë hetim dhe gjykim penal për mekanizimin e sigurimit të shtetit për krimet që ka bërë, por kjo mbetet në vullnetin e ligjvënësit. Do ta mbështesë çdo iniciativë pavarësisht sa do ta ketë në thellësi dhe gjerësi dimensionin e saj?, tha Nishani.

Këto deklarata kreu i shtetit i bëri gjatë një konference të posaçme që mbajti për t?i kërkuar qeverisë, Kuvendit dhe opozitës që të rrisin vëmendjen ndaj 25-vjetorit të rënies së komunizmit. Nishani kërkoi Parlamenti që të miratojë një ligj të veçantë për përkujtimin e krimeve të komunizmit në Shqipëri. Presidenti kërkoi gjithashtu që në Tiranë të ngrihet një monument në simbol të lëvizjes së dhjetorit, një detyrë kjo të cilën Nishani ia ?ngarkoi? Bashkisë së kryeqytetit, por që kërkoi edhe bashkëpunimin e qeverisë dhe ish-të përndjekurve politikë.

?Takimi është për tu njohur me angazhimin tim personal dhe institucional në celebrimin që meriton ky vit si viti i 25-vjetorit të komunizmit. Një përvjetor që vjet u celebrua në dimensionin e merituar në mjaft prej vendeve në ish-kampin komunist, duke filluar me Poloninë, Gjermani, Hungari, Rumani. Më shumë se çdo vend tjetër Shqipërisë i takon që 25-vjetorin e rënies së komunizmit ta përkujtojë në të gjithë dimensionin që ajo ka pasur. Duhet kujtuar nga të gjitha institucionet e shtetit, ftesë që të bashkohet qeveria në këto evenimente, kryetari i saj, i parlamentit, i opozitës, të organizohen aktivitete që evidentojnë pasojat e tmerrshme që pati regjimi stalinist në Shqipëri. Do t?i sugjeroja parlamentit një ligj të veçantë të kishim një datë një ditë, dita e përkujtimit të krimeve të komunizmit në Shqipëri. Data mund të ishte në diskutim në parlament, mund të ishte fare mirë dita e ekzekutimit të intelektualëve të të ashtuquajturës bombë në ish-ambasadën sovjetike, pa proces gjyqësor u ekzekutuan me plumb pas koke. Por mund të jenë dhe data të tjera në kalvarin e gjatë të vuajtjes së komunizmit. ?Lëvizja e Dhjetorit? meriton një monument në Tiranë e cila duhet në bashkëpunim me Bashkinë, qeverinë dhe ish të përndjekur. Presidenti do ofrojë bashkëpunimin maksimal?, perfundoi Presidenti Bujar Nishani.

Presidenti Nishani njoftoi organizmin e një sërë aktivitesh me profil shtetëror në kuadër të 25-vjetorit të rënies së komunizmit në vend

I pyetur nëse do ta mbështesë propozimin e ministrisë së drejtësisë për reformën në gjyqësor që presidenti të mos jetë më kreu i KLD Nishani u shpreh se është pro çdo propozimi që vjen nga ligjvënësit.

Lajmet e fundit nga