LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosovë/Ekspertët:Qeveria e paaftë të marrë borxh

23 Shkurt 2015, 12:54, Ekonomi CNA

Shuma e borxhit të përgjithshëm të Kosovës, në fund të vitit 2014, ka arritur vlerën prej 582.87 milionë euro, apo 10 për qind e prodhimit të brendshëm bruto.

Nga kjo shumë, borxhe ndërkombëtare janë 326.35 milionë euro, kurse borxhe të brendshme 256.52 milionë euro.

Borxhi i përgjithshëm është tërësia e borxhit shtetëror dhe komunal. Ky borxh merret në emër të institucioneve qëndrore qeveritare, të cilin Republika e Kosovës është e obliguar ta paguajë.

Pavarësisht kësaj, ekspertët për çështje ekonomike, vlerësojnë se vlera e borxhit nuk është në nivel të lartë; madje konsiderojnë se autoritetet kompetente në Prishtinë, nuk kanë qenë të afta të marrin borxhe.

Lajmet e fundit nga