Connect with Us

Kërcënimi i Al Shabaab për sulme/SHBA , apel qytetarëve

Bota

Kërcënimi i Al Shabaab për sulme/SHBA , apel qytetarëve

Publikuar

-

Sekretari për Sigurinë e Brendshme në Shtetet e Bashkuara, Jeh Johnson apeloi qytetarët të jenë vigjilentë pas kërcënimit të brigadave terroriste të al Shabaab se do të sulmojnë qendrat tregtare në Perëndim, përfshirë një nga më të mëdhatë në Amerikë.

Ai tha se në Ëashington e kanë marrë shumë seriozisht kërcënimin e grupit terrorist me bazë në Somali. Në një video, grupi apeloi mbështetësit e tij të ndërmarrin sulme në qendrat tregtare në Shtetet e Bashkuara, në Kanada dhe në Britaninë e Madhe.

Al-Shabab është grupi që qëndron pas sulmit të vitit 2013 në qendrën tregtare Ëestgate në Nairobi ku u vranë 67 persona.

LEXO EDHE:  Donald Trump e ka bërë NATO-n më të fortë

Johnson tha për CNN se kërcënimi është pjesë e një faze të re, terrorizmi në të cilën sulmet do të shtohen nga “aktorë të pavarur” në territorin e shteteve perëndimore.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova/ Rezultatet e analizave të të dyshuarës për koronavirus dalin negative

Publikuar

-

Nga

Një grua në Kosovë u shtrua në spital pas dyshimeve se mund të ishe prekur nga koronavirusi.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, jep lajmin e mirë se gruaja me origjine britanike nuk është e prekur nga ky virus pasi rezultati i analizave doli negativ.

Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë.

Përveç se në Kinë, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

LEXO EDHE:  “Impeachment” dhe ”Irani”, do dëmtojnë më shumë demokratët sesa Donald Trumpin

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ SHBA përgatitet të evakuojë 230 amerikanë nga Wuhani

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Një amerikan humb jetën nga koronavirusi/ Rritet frikshëm numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi po vijon të përhapet me shpejtësi të madhe duke rritur ndjeshëm numrin e viktimave.

Nga të dhënat më të fundit, “CNN” raporton se numri i viktimave ka shkuar në 813, duke kaluar tashmë edhe virusin SARS, i cili shpërtheu po në Kinë dhe u përhap në gjithë botën, në vitin 2003, duke vrarë tragjikisht 774 njerëz.

Koronavirusi është kthyer tashmë në një alarm botëror, teksa janë regjistruar viktima edhe në SHBA, Itali, e shumë vende të tjera të botës, ndërsa numri i të infektuarve shkon në dhjetëra mijëra.

Ditën e djeshme është konfirmuar viktima e parë, shtetas amerikan nga koronavirusi. Sipas raportimeve, viktima ishte një 60 vjeçar, i cili kishte ndërruar jetë që më 6 shkurt. Lajmi është konfirmuar nga Ambasada Amerikane në Pekin.

LEXO EDHE:  Me impeachment-in, demokratët treguan se Trump e meriton një mandat të dytë

LEXO EDHE:  Donald Trump e ka bërë NATO-n më të fortë

Kujtojmë që Organizata Botërore e Shëndetit e ka shpallur koronavirusin si një emergjencë globale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Tajlandë, të paktën 20 të vrarë pas një sulmi me armë zjarri

Publikuar

-

Nga

Në Tajlandë një ushtar vrau me armë zjarri të paktën 20 persona në një qytet në verilindje të vendit, duke postuar mesazhe në facebook gjatë sulmit ndërsa vazhdon të qëndrojë brenda një qendre tregtare prej rreth nëntë orësh.

Policia dhe forca të ushtrisë kanë hyrë brenda qendrës tregtare të qytetit Nakhon Ratchasima duke ndihmuar me qindra njerëz që të largohen.

Përpara se të shkonte tek qendrën tregtare, ushtari hapi zjarr në disa vende, përfshirë një shtëpi e një bazë ushtarake.

Mediat lokale transmetuan pamjet e ushtarit tek dilte nga makinë para qendrës tregtare dhe duke shkrepur disa herë armën e duke shkaktuar panik tek njerëzit që përpiqenshin të largoheshin.

Nuk i dimë arsyet pse ai e bëri këtë. Duket si tejet i inatosur“, tha zëdhënësi i ministri i Mbrojtjes Kongcheep Tantrawanit, për agjencinë Reuters.

LEXO EDHE:  Gjermania gëzon imazhin më të mirë mbarëbotëror

LEXO EDHE:  Në fillim u injorua nga njerëzit/ Ja si lindi kinemaja 124 vjet më parë

Pamje filmike nga brenda qendrës tregtare të postuara në mediat sociale tregonin një burrë të armatosur të veshur me të zezë dhe me maskë, me një armë mbi supe dhe askënd tjetër përreth tij.

Zoti Kongcheep tha se të paktën 20 persona janë vrarë dhe ishte e paqartë nëse autori i sulmit kishte marrë dikë peng brenda qendrës tregtare.

“Nuk dihet se sa janë ende brenda”, tha ai. Policia identifikoi të dyshuarin si Jakrapanth Thomma. Gjatë sulmit në një postin në Facebook ai shkruante “vdekja është e pashmangshme për të gjithë” dhe pastaj ngrite pyetjen: “A duhet të tërhiqem?”/VOA

LEXO TE PLOTE