Connect with Us

Intervistë/ Skënder Gjinushi: PSD, jo koalicion me Partinë Socialiste

Politikë

Intervistë/ Skënder Gjinushi: PSD, jo koalicion me Partinë Socialiste

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, ka deklaruar se në zgjedhjet lokale partia që ai përfaqëson nuk do të jetë pjesë e koalicionit me Partinë Socialiste. Në një intervistë për televiyionin TemA, ai theksoi se PSD nuk mund të bëjë marrëveshje me PS-në, pasi ende nuk është respektuar marrëveshja e bërë gjatë zgjedhjeve të përgjithshme në vitin 2013.

Zoti Gjinushi, në zgjedhjet lokale PSD do të garojë e vetme apo do të jetë pjesë e koalicionit me PS?

Ne po përgatitemi sreiozisht për të arritur përfaqsimin tonë sa më tëmirë. PSD është jashtë qeverie ka një përvojë negative nga bashkëpunimi i 2013 në raport me PS-në, sepse nuk u zbatua ajo për të cilën ishte rënë dakord para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve. Për të pasur një bashkëpunim duhen dy palët, kur njëra palë nuk dëshiron atëherë nuk pala tjetër duhet ti bëjë vetë llogaritë. Nuk ka koalicion me PS-në sepse nuk ka bashkëqeverisje, kjo është zgjedhje e PS-së nuk është zgjedhja jonë. PSD është e vetmja parti e cila nuk ka qeverisur me kundërshtarët. Berisha ka qeverisur me të gjithë ish kundërshtarët, me tgë gjitha ish partitë e majta. E vetmja Parti që ndenjti në opozitë për 8 vjet sëbashku me PS-në. Ne nuk kemi preferuar të bëhemi pjesë e pazareve politike. Ne përfaqësojmë të ,ajtën edhe pse nuk jemi pjesë e qeverisë.

Si e shihni qeverisjen e majtë gjatë këtyre 18 muajve?

Çdo qeveri vlerësohet në raport me atë çfarë ka bërë dhe çfarë duhet të bënte. Qeveria e sotme është në parametrat e pritshme. Pas një super krize në të cilën u mor Shqipëria, pas piramidave më të rrezikëshme se të 97 që la qeveria e PD-së, pasi kjo është mënyra se si qeveris pd, krijon borxhe hap gopa të mëdha financiare për tu pasuruar. Në 97 kishim firmat piramidale, sot ka lënë KESH-in, naftën krizën me CEZ, borxhin ndaj biznesit. Prandaj mund të themi që në vija të përgjithshme kjo qeveri ka futur shtetin në rrugën e duhur. PSD e pati thënë dhe më para se me largimin e qeverisë Berisha do të merrej edhe statusi kandidat, dhe ashtu ndodhi. Shqipëri i ka hyrë sërish rrugës së rritjes ekonomike. Pra e përgjithshmja është pozitive. Ku janë gabimet? Nuk duhet të shlyeshin të gjitha borxhet menjëherë, nuk duhet ta kishte marrë këtë barrë, po siç është dhe mbledhja e të gjitha lekëve të KESH-it, duhet të ishte shtrirë në kohë. Reforma administrative ku mazhoranca nën presionin e ndërkombëtarëve dhe të opozitës ka deformuar qëllimin e ligjit të ri. Ligji i ri nuk është për të mbrojtur administratën që ishte por për të reformuar administratën, nëse ky ligj do të ishte bërë për të betonizuar administratën e shkuar atëherë mjerë ne. Ajo administratë na çoi në krizë, atëherë si mundet që pa pastrime serioze të garantohet rilindja. Problemi i dytë lufta kundër korrupsionit. Berisha e ligjëroi korruspioni, përshembull në të gjitha zonat ku nuk paguhej energjia votohej PD. Pra duhen ndëshuar ata që krijuan këtë realitet dhe jo njerëzit e thjeshtë. Pra nuk duhet goditur vetëm poshtë, është si puna e pemëve. Që të zhukësh korrupsionin duhen prerë rrënjët jo degët.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ KOALICIONI QESHARAK I "RILINDJES" ME RRETH 21 PARTI

Po për ngërçin institucional mes presidentit dhe kryeministri, cili është opinioni juaj?

Kemi një president jokonsensual, kemi një presidedent që është vënë nga Partia Demokratike. Po të funksionojë jashtë presionit Gjykata Kushtetuese, dhe Gjykata e lartë atëherë gjyqësore vihet në binarë. Me një president politik nuk garantohet bashkëqeverisja, nuk mnund të garantohet balancimi dhe funksionimi i institucioneve të pavarura.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

‘Nuk duam t’i lexojmë marrëzitë e tij’/ Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD ‘braktisin’ Bashën

Publikuar

-

Nga

‘Nuk duam ti lexojmë marrëzitë e tij’/ Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD ‘braktisin’ Bashën

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, dhjetëra anëtarë të Kryesisë, Këshillit Kombëtar dhe themelues të PD-së kanë kërkuar njëzëri dorëheqjen e Lulzim Basha nga posti i kryetarit.

Megjithatë, nga Basha nuk ka pasur asnjë reflektim, ndërsa kryetari vijon me propagandën e tij se beteja sapo ka filluar.

Pas dorëheqjes së sekretarit organizativ Sahit Dollapi, demokratët kanë filluar të braktisin Bashën njëri pas tjetrit.

CNA.al mëson se në grupin e Whatsapp-it të Këshillit Kombëtar të PD, ku shpërndahet propaganda e SHQUP-it, anëtarët kanë filluar të largohen njëri pas tjetrit.

LEXO EDHE:  Agron Duka ultimatum Bashës/ Ose i dyti në Durrës, ose iki nga koalicioni

LEXO EDHE:  Largimi i kritikëve dhe spiunët që mblodhi Basha

Mësohet se nga grupi është larguar jo vetëm Sahit Dollapi, por edhe anëtari i Këshillit Kombëtar Darien Xhindoli, i cili ka qenë kandidat për bashkinë e Lushnjes.

Ky largim i demokratëve vjen vetëm një ditë para se Basha të mbledhë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar ku do të analizohet rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit  në çdo qark.

Kjo tregon edhe një herë se varka e Lulit tashmë është në mbytje e sipër dhe koha do tregojë që do e braktisin të gjithë një nga një./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Njerëz si ty duam të na drejtojnë”/ Luljeta Bozo: Do të jem zëri i qytetarëve në Parlament

Publikuar

-

Nga

“Njerëz si ty duam të na drejtojnë”/ Luljeta Bozo: Do të jem zëri i qytetarëve në Parlament

Inxhinieria Luljeta Bozo, një nga zërat kryesorë gjatë periudhës së tërmetit ka treguar se si ka marrë qindra falenderime nga ana e qytetarëve për për këshillat e dhëna gjatë asaj periudha.

E ftuar në emisionin ‘Fol me mua’ Bozo ka treguar se si qytetarët e ndalonin në rrugë për ta falenderuar ndërsa tha se kishin dëshirë dhe besim se do të ishte zëri i tyre në Parlament.

“Unë jam mbushur domethënë jam habitur, por edhe jam mbushur plot me energji dhe me një gëzim që nuk e blej dot me asnjë gjë që mbas tërmetit unë ecja vetëm 10 m dhe do të takoja një ‘Ku je Luljeta, ku je inxhiniere, ku je profesore’. Falenderime pafund dhe urime që i kisha qetësuar dhe që shprehën dëshirën njerëz si ty duam të na drejtojnë. Domethënë kishin një dëshirë dhe kishin një besim që unë po të shkoj në Parlament jo se do të bëj përmbysje se nuk bën përmbysje asnjë njeri, por unë zërin e tyre do ta çoj. Kjo është e sigurtë, për këtë janë të sigurtë ata.

Çdo shqetësim që ka një grup shoqëror dhe e ka të argumentuar gjithmonë me fakte dhe njëkohësisht ai që e ka atë shqetësim shikon dhe një rrugëzgjidhje ai e bën një rrugëzgjidhje me mendjen e vet që duhet të bëhët kjo. Se atij që i pikon çatia e di sesi duhet ta riparojë, edhe ai e di që kjo punë nuk ecën, por po të bëj  këtë gjë, po ta rregulloj me ligj do eci çdo gjë mirë.

Kështu që ai mendim i pjekur nuk po them nga një person, por një grupim mund të jetë grupimi i pensionistave që kanë problemet, rinia, gratë, gratë biznesmene, përjashtuar nga tërmeti po kanë problemet e përditshme që ka Shqipëria. Kështu që ajo më shtyu të them të drejtën se unë nuk jam marrë me politikë, plus edhe vlerësimi që ishte maksimal nga ana e Kryeministrit që më bëri ftesën”, u shpreh inxhinieria Bozo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha i quajti shërbëtorë të Ramës/ Reagon anëtari i KAS: S’kam pasur presion

Publikuar

-

Nga

Basha i quajti shërbëtorë të Ramës/ Reagon anëtari i KAS: S'kam pasur presion

Anëtari i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), Ledio Braho, i është përgjigjur akuzave të opozitës se janë shërbëtorë të kryeministrit Edi Rama.

Braho mohoi akuzat dhe tha se pavarësisht se është propozuar nga PD nuk ka pasur asnjë presion nga askush. Ai deklaroi në Report Tv se KAS është i depolitizuar.

Unë nuk kam pasur asnjë presion apo shtysë, dhe pse jam propozuar nga PD. Kodi Zgjedhor, pas Reformës Zgjedhore të fundit ka parashikuar që të gjithë anëtarët e KQZ janë të depolitizuar, por kryetari i opozitës, nisur edhe nga vendimmarrjet e fundit që refuzojnë marrjen e provave shtesë, apo për fletën e votimit, apo shfrytëzimit të votave, patjetër që e konsideron si vendimmarrje politike,që kanë marrë shumicën e votave“, u shpreh anëtari i KAS, ndërsa zbuloi se të hënën do të shqyrtohet ankimimi për qarkun e Beratit.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ KOALICIONI QESHARAK I “RILINDJES” ME RRETH 21 PARTI

LEXO EDHE:  Agron Duka ultimatum Bashës/ Ose i dyti në Durrës, ose iki nga koalicioni

Ditën e hënë në 10 do të vijohet me qarkun e  Beratit nëse KQZ do i ketë bërë gati, në rast të kundërtën do vijohet me qarkun e Vlorës, dhe po presim provat për Gjirokastrës“, theksoi Braho./ CNA.al

LEXO TE PLOTE