LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Histori/70 vjetori i fotos që u shndërrua në simbol të luftës

23 Shkurt 2015, 13:31, Kulturë CNA

70 vjet më parë, më 23 shkurt, dy flamuj amerikanë u ngritën mbi majën e malit Suribashi në ishullin japonez të Jo Xhimas. Pas pesë ditësh të një prej betejave më të ashpra të Luftës së Dytë Botërore, flamuri i parë u ngrit nga një grup marinsash amerikanë, e ishte një moment shumë emocional. Një fotograf i Marinës e përjetësoi atë.

Por, një komandant i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara mendoi se flamuri ishte shumë i vogël që të shihej në distancë të largët.

Dhe kështu, pak orë më vonë, pesë marinsa të tjerë dhe një pjesëtar i forcave mjekësore të Marinës ngritën një flamur shumë më të madh në majën e malit. Sërish fotografi u shkrepën si dhe u filmua i gjithë momenti. Askush nuk mendoi ta shkruante këtë episod të dy flamurëve në ditaret e luftës.

Pas 70 vjetësh, kritikët vrasin mendjen sesi mundi që fotoja e shkrepur në ngritjen e flamurit të dytë, dhe jo ajo origjinalja, e mëparshme, u shndërrua në një simbol të heroizmit të treguar në betejën e Jo Xhimës, madje u vendos në qendër të vlerave të Marinës dhe gjithë luftëtarëve amerikane në Luftën e Dytë Botërore? Përgjigja gjendet vetëm në fuqinë që mbartin disa imazhe të caktuara, në këtë rast një fotografi e shkrepur nga reporteri i Associated Press, Joe Rosenthal, kapi momentin por edhe domethënien e një periudhe.

22:30 Kulturë

Egjipti i Lashtë

Një nga destinacionet më të vjetër turistik në botë, Egjipti...

Lajmet e fundit nga