LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edipët e SHIK-ut të Berishës

23 Shkurt 2015, 12:25, Aktualitet CNA

NGA ILIR BABARAMO

Në dimrin e frikshëm të vitit 1996 Edi Rama më dukej një nga ata parazitët e kohës që vegjetonin me paratë e fondacionit Soros. Veshja prej arlekini ishte i vetmi ndryshim që kishte nga të tjerët. Ulej shpesh në bordurën para bar ?West? dhe priste sa të mbërrinte Lubonja. Përtypte fara luledielli dhe lëvozhgat i pështynte me një kadencë gati gati muzikore. Atëherë nuk e kuptoja përse Blushi entuziazmohej sa herë Rama vinte në redaksi dhe nxirrte nga xhepi një disketë ku kishte intervistën e radhës , të cilën si përgjigjet ashtu dhe pyetjet i kishte bërë po vetë. Megjithatë tekstet ishin në një shqipe të shkruar bukur dhe Rama mund të konsiderohej si një ndër kritikët më elokuentë të regjimit të Berishës.

Pavarësisht manisë së Berishës për të relativizuar , trukuar madje mashtruar të shkuarën askujt nuk do t?i shkonte ndërmend se presidenti i dikurshëm do tundohej deri në atë pikë sa të gënjente për një nga krimet më të bujshme që kanë bërë jenicerët e tij. Kaq e trashë ishte gënjeshtra sa kur Berisha fliste në sallën e parlamentit për ?krim pasioni? deputetët e PD ulën kokën dhe nënqeshnin. Rrahësit dihen botërisht. Madje djali i njërit prej tyre deri pak muaj më parë ishte punonjës në Doganën e Rinasit. Rrahja është një zbrazje e komplekseve që ke ndaj viktimës dhe kur ajo bashkohet me urrejtjen tribale kalon çdo kufi. Rrahësit ishin nga ajo turma laragane që kishte rreth vetes Bashkim Gazide dhe Agim Shehu. Ishin kryesisht nga Tropoja dhe tmerret e tyre në Tiranë të kujtonin ato që kishin bërë sigurimsat e lumit të Vlorës 50 vjet më parë.

Rrahja barbare e Ramës është zbardhur në detaje. Madje sfidoj të gjithë ata që akuzojnë Ramën se është njeri mosmirënjohës. Ajo që i ka qëndruar atë natë të zezë tek koka tani është ministre. Përdëllimi i saj i krahasueshëm vetëm me infermieret e veprave të Heminguejit duhet të jetë shkaku kryesor i përfshirjes së saj në kabinetin qeveritar.

Nuk kishte cinizëm më të madh se sa pyetja që bëri Berisha në sallën e parlamentit: Përse Rama nuk shkoi të denonconte në Prokurori? Ata që kanë jetuar atë kohë e kanë të qartë se nuk do kishte veprim më absurd. Do ishte thuajse njësoj sikur të shkoje tek Prokuroria e Arianit Çelës për të denoncuar Sigurimin e Zylyftar Ramizit. Dhe SHIK i Gazidedes ishte një kopje e e shëmtuar e Sigurimit. Sigurisht SHIK i atëhershëm ka bërë më pak krime se Sigurimi, por verbëria politike dhe injoranca ishte e njëjtë. ?Ti s?mun me hi?Çisha nanën teme ti s?mun me hi? , i ulërinte një shikas gjysëm i dehur diplomatit amerikan që përpiqej të shkonte në kafenë e Hotel Tiranës ku e prisnin disa drejtues të opozitës ditën e 28 majit, ditën kur u rrahën si gomari në duhan mbi 20 deputetë, pa llogaritur gazetarë jo vetëm shqiptarë.

Ishte dita kur Imamit i thyen brinjë e dhëmbë bashkë. Ishe dita kur foto e Servet Pëllumbit bëri xhiron e botës. Nuk besoj se Berisha do arrijë në atë pikë sa dhe Servetit t?i thotë se të rrahën për krimi pasioni. Edipët e SHIK-ut s?besoj ta kenë lexuar Eskilin, por mesazhet e Saliut dinin ta lexonin fare qartë: Terror fizik dhe psikologjik për këdo që nuk është me pushtetin.

Lajmet e fundit nga