LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhuna në Parlament/ Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e pavlefshmërisë së videos

23 Shkurt 2015, 10:47, Aktualitet CNA

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për pavlefshmërinë e videos ku tregohet dhuna që është ushtruar në parlament, ndaj deputetit të PD-së , Gent Strazimiri. Kështu, Gjykata ka hedhur poshtë pretendimin e avokatit të Pjerin Ndreut, i cili kishte kërkuar që videoja të mos merrej si provë në këtë çështje.

Seanca e radhës u shty me datën 16 mars, ku do të shihet edhe videoja në sallë. Po në këtë ditë do të merret edhe dëshmia e deputetes së PS-së Olta Xhaxhka.

Lajmet e fundit nga