LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Blushi Cipurushi!

23 Shkurt 2015, 17:18, Opinione CNA

Nga Sali Berisha

Edhe nga Prishtina e urojne Blushin per fitoren e Cipra-s.

Te dashur miq, Blushit i ka hy mendja thelle. Kesaj here, e treta e verteta, te behet lider, me sakte ai do te behet si te thuash, Cipra-s i Shqiperise! Ne keto ethe ciprafilie por dhe cipramanie, ai, para votimit, botoi editorialin per te shpjeguar voten e tij per Cipra-n dhe shkoi ne Selanik dhe votoi per te, me disa dokumente te vjetra te emigracionit te viteve 90-te. Pas fitores se Cipra-s enturazhi i tij iu hodh ne qafe, e perqafoi dhe e uroi per suksesin e idhullit te tij, duke i thene se ai do te ishte Cipras i tyre.

Mesazhe urimi mori edhe nga Prishtina. I inkurajuar shume nga keto zhvillime, Blushi menjehere krijoi ekipin e tij. Ai se bashku me miqte e tij me te ngushte, nder te cilet edhe i “miri i gjyshes”, qe pati nje sukses te veterte me tregimin “Inocenca e Mrikes”, u nisen per Prishtine. Natyrisht ekipit te Ciprizimit te Blushit iu bashkua edhe keshilltari i Rames per kozmopolitizmin, apo te themi deshmitar rezerve i Rames per deshmi mediatike te rreme, te cilat nuk ja merr kush persiper ne Shqiperi, perfshi ketu edhe papagallin Nr. 1 qe iu tha shqiptareve ne “Opinion” se Reformato i avionit te droges hodhi rroten e avionit sepse i telefonoi Berisha. Ekipi, me te mberritur ne Prishtine organizoi ne nje mjedis luksoz privat nje darke pune frymezuese, ne te cilen para dhe pas pijeve konkluzioni ishte vetem nje, Shqiperia pret me padurim Cipra-n e saj dhe se ky nuk mund te jete askush tjeter perveç Blushit.

I frymezuar nga darka dhe per te dhene prova taze ekipit, Blushi nisi betejen e cipirizimit me lotet e tij per te varferit! Ne nje mesazh qe me nisi direkt nga darka, njeri nga te pranishmit me pyeti se si e vleresoja une nismen e re te Blushit. Nuk e di pse por dhe pa dashjen time pyetja me zgjoi keqardhje, jo se une kam ndonje ndjeshmeri te vecante per Blushin por sepse mua, nga profesioni im i mjekut por dhe arsye tjera, gjithnje me duhet te qendroj ne anen e viktimes. Une jam i vetmi qe i dua shkrimet e tij edhe pa ja lexuar, dhe kjo per faktin e vetem se ai gjate jetes ka patur dy ndeshkime te renda dhe krejtesisht te pamerituara. Keto ndeshkime, qe ne te vertete ishin nga fati dhe per jo per faj te tij, e kane denuar me pameshire, dhe duket perfundimisht, Blushin, per te mbetur liderush!!

NDESHKIMI I PARE I BLUSHIT ERDHI NGA I ATI ME ROMANIN BENI ECEN VETE”!

Ndeshkimi i pare i erdhi Blushit nga nje gabimi fatal i te atit te tij, shkrimtarit realisht medioker Kiço Blushi, qe i ndikuar nga revolucioni kulturor kinez dhe per hir te Partise beri “kurban” voglushin e tij Beni dhe e parqiti si personazhin kryesor te romanit “Beni ecen vete”. Blushi e vuajti ne rritje e siper shume kompleksin, ta quajme per miresi te “vogelushit”. Ai nga ky kompleks gati sa nuk perfundoi si Oskari i Gynter Gras. Oskarit, femije tek lozte ne lokalin ku e ema drekonte me disa miq, i ra lodra nen tavolinen e drekes. Ai hyri nen tavoline dhe pa njerin nga miqte qe kishte vendosur kemben mes kofsheve te nenes se tij. Oskari i vogel ne ato çaste u lemerite,u pushtua nga nje fortune ndjejash, zemerimi, urrejtjeje, tmerri, poshterimi dhe xhelozie, nga te cilat ai perfundoi ne magjistar dhe me pas me fuqine e magut iu thyente njerezve edhe xhamet e gjyslykve ne sy vetem me shikimin e tij. Blushi nuk perfundoi ne magjistar,por ne sherr, te themi me 5 yje . Ai gjate viteve te shkolles vuajti shume nga kompleksi i “vogelushit” dhe pa tmerre kur edhe pas pubertetit, ne adoleshencen e tij dhe me vone, shoqet e klases i therrisnin “Beni ecen vete”, e madje ndonjera prej tyre me koketeri i therriste “Blushi bibilushi”. Ato ne fakt e donin dhe e vleresonin por ketij i dukej se e tallnin dhe nuk e besonin apo e nenvleftesonin.

Ai edhe sot mendon gjithnje se, pikerisht ne ate roman, ne ate thagme te Kiços, qendron drama e tij personale ne karrieren politike. Ai qe ne fillim te viteve 90 iku nga une menjehere sapo dyshoi se une mund ta shihja ate edhe si personazhin e romanit qe i nxiu jeten. Por dhe ne PS ai beson se ishte pikerisht personazhi i “Beni ecen vete” qe e pengoi ate te behej kryeminister ne kohen qe PS i nderronte kryeministrat ne çdo sezon. Ai nuk mund te pranonte kurre qe Majko e Meta & kompani, mund te ishin kryeministra e lidera para tij. Atij i dukej se mungesa e gjere e mbeshtetjes lidhej pikerisht me nenvleftesimin qe kishte mbetur ndaj tij per shkak te “Beni ecen vete”.

FOTOT E SHITUARA (TE MALLKUARA) NGA ZANA E GJOLIT, DENIMI KAPITAL I KARRIERES POLITIKE TE BLUSHIT!

Dora dores vitet bene punen e tyre dhe kompleksi Blushi “vogelushi” apo Blushi “bibilushi” pothuajse u zhduk.
Mirepo nuk thone kot se fati te ndjek. Sapo kaloi kjo, ta quajme shterngaten e zgjatur torkuze ndjejash dhe ndjesish, qe ja nxiu jeten se paku per 30 vite me rradhe, ndodhi e dyta, me e liga, tani me jo nga Kiçua por nga sherri i tij i pafajshem. Edhe ne kete rast, ai vet nuk kishte absolutisht asnje pergjegjesi. Kur te ndjekin hapjua deren!

Ne nje vere te nxehte vite me pare po pushonte ne Dardhe, po pregatiste me pasion dhe sekret te plote platformen e liderizimit. ” mos i fol shoferit”, si te themi percaktuese per karrjeren e tij politike. Me kete platforme Blushi donte te largonte Ramen nga timoni i autobuzit te PS dhe te merrte vet timonin e kesaj Partie. Per te ruajtur edhe me mire fshehtesine e platformes se tij, nje te djele ftoi çiftin Rama per te drekuar se bashku. Ne oren e caktuar, ne pragun e deres, ja beri Rama me nje buqete te madhe me lule per zonjen Blushi por ai kishte ardhur dopio çift, pra se bashku me te shoqen dhe me nje cift tjeter, te themi troç bashkeshortja e te cilit do behej me vone bashkeshortja e Edi Rames. Kjo gje e beri zonjen Blushi te ngrije ne pragun e deres. Pervec miqesise qe kishte me zonjen Rama, ajo, per fat te keq te Blushit dhe te dopio çiftit, sapo kishte lexuar ne librin e Edward Berenson historine e Madame Caillaux, bashkeshortes se dyte te kryeministrit francez Jozeph Caillaux, te fillimit te shekullit te kaluar e cila qelloi me 6 plumba kryredaktorin e Gazetes “Figaro” ne zyren e tij. Vrasja qe tronditi mbare Francen ndodhi sepse kryeredaktori kishte botuar letrat e dashurise qe Henrjeta i kishte shkruajtur kryeministrit ende pa u ndare nga e gruaja e tij e pare,duke i cenuar keshtu rende integritetin e saj moral, sepse letrat provonin se ajo kishte ndare nje burre nga gruaja e tij. Ne momentin qe Blushi per te shkrire akullin po behej gati t’iu thoshte mireserdhet, zonja Blushi, me reflekse pese here me te shpejta, ia rrembeu autoritetin dhe me ton te prere i tha dopioçiftit “jo nuk mund te hyni” dhe i perplasi deren para syve. Ajo beri kete veprim me aq autoritet saqe Blushi ndofta edhe per te mos hapur ndonje plage nuk tha as dhe nje fjale te vetme. Por dy minuta me vone vrapoi drejte e ne klubin “Dardha” ku gjeti fotografin e qytezes, te cilit i kerkoi te ndiqte dopioçiftin dhe ti fotografonte, mundesisht pa u vene re, ne lokalin e pare qe do qendronin. Dopioçifti i refuzuar nga Blushet u kthye dhe nuk u ndal per dreke ne Korçe por buze gjolit ne Pogradec ne veranden e lokalit te bukur “Sinqeriteti”. Aty 15 minuta pas tyre mberriti edhe fotografi, i cili pa nje pa dy dhe pa u vene re nisi te shkrepte aparatin e tij. Zana e gjolit, qe po freskohej ne liqen, dhe qe ja kishte ngulur syte dopioçiftit, ne cdo shkrepje te aparatit, shkrepte syrin per te shituar (mallkuar) çdo foto. Per kujtese, shitimi eshte mallkimi i zanes por ne dallim nga te gjitha mallkimet tjera ai ngjit si me tutkall. Shitimi me prekjen e saj te kthen ne gure, dru apo cdo objekt tjeter. Ndersa prekja e gjerave qe ka shituar zana te sjelle fatkeqesi nga me te ndryshmet.

Fotografi ja solli menjehere fotot Blushit. Ky i fundit pa ditur se fotot ishin te shituara i mori me gezim ato, i printoi, zgjodhi me te bukurat dhe ja nisi me shoferin e tij ne nje zarf te hapur shkrimtarit M.Z qe pushonte ne Voskopoje. Blushi i nisi kolegut te tij fotot, i bindur se ato te nesermen ai do ti botonte ne te gjitha mediat e vendit. Kjo sepse ne nje debat televiziv kohe me pare me shkrimtarin ne fjale Rama me aludim te lig kishte shpallur tri parimet themelore te moralit tij. Sipas Rames, ne kete debat ai ishte betuar se kurre nuk vidhte, nuk genjente dhe nuk shkonte me gra te miqve te tij. Shoferi e gjeti shkrimtarin ne veranden e nje kafeneje tek bente nje dore letra me nje mikun e tij dhe gjithe kenaqesi hapi zarfin, nxorri fotot dhe ja zgjati atij. Shoferi besonte se shkrimtari do brofte nga tavolina dhe do ta falenderonte e do ti merrte me kenaqesi fotot, por ndodhi e kunderta. Me nje indiferentizem fyes dhe pa i marre fare ne dore fotot, shkrimtari i tha shoferit t’ja conte Blushit, sepse ato foto nuk i vyenin gje pasi betimin e Rames nuk e ka besuar njeri. Pak i merzitur nga indiferenca e shkrimtarit M Z, shoferi u kthye ne Dardhe, ia dorezoi Blushit gjene e shituar dhe ai vendosi ta ruaj ne bibloteken e tij per ta rrjedhur ne media, pra perdorur ne nje moment te pershtatshem kulmor ne betejen e tij te ardhshme me Ramen.

Ne vjeshten e atij viti, Blushi, te cilit energjia prej kohesh po i sublimohej ne krijimtari letrare, nisi levizjen e madhe “mos i fol shoferit”. Por per habine e madhe te te gjitheve levizja pati nje fund tragjikomik. Blushi brenda pak kohe perfundoi ne pasagjer, madje gaztor, qe kendonte nga sevdaja “te keqen shoferit, te keqen oooo”. Ne ate kohe, shoqet deputete te PS dhe goje lige te tjere hapen llafe nga me te ndryshmet per kthesen e Blushit. Ne te vertete ajo nuk lidhej ashtu sic perflitej nga shoqet deputete te PS me presionet me video te montuara te Narit ne Arragostra, as dhe me gjysem milionin e eurove qe gjasme u mblodhen nga kupola e PS, me te cilat Rama bleu heshtjen e tij. Jo! Ju nuk e njihni Blushin. Eshte i çuditshem, ai tradheton me pasion por nuk shitet!!

Shkaku i vetem i shnderrimit dora dores te levizjes “mos i fol shoferit” ne “kercen Blushi nga sevdaja”, qendron ne fotot e shituara qe ai mban ne dosjen e vecante per t’i perdorur si mjete shantazhi apo lufte politike pa ditur se pikerisht aty eshte vendi ku prehet njehere e mire projekti i tij per liderizim apo, ne varjantin me te ri, per Ciprizim. Gjenerali i njohur gjerman Liman fon Sanders shkruan diku per Ataturkun se ai kishte guximin, mprehtesine, ambicien, aftesite por dhe fatin, pa te cilin nuk do mund te ishte lider. Edhe Blushi i ka te gjitha per t’u bere nje Cipras ne Shqiperi, por jo fatin, pa te cilin do mbetet Cipurush!! sb

14:13 Opinione

Paradokset tona

Nga Artan FUGAJemi populli më i varfër i Europës. Me ekonomi...

15:23 Opinione

Pse u tërhoq Basha?

Vendimi i kryebashkiakut për t’u tërhequr nga dhënia me konc...

23:00 Opinione

Mukje, nëntor 2014

Nga Pëllumb Kulla Ja këtu, pas shtatëdhjetë vjetësh!Unë nuk ...

Lajmet e fundit nga