LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arben Ahmetaj: Ligj i ri për turizmin

23 Shkurt 2015, 16:07, Politikë CNA

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, gjatë një konference për shtyp me homologun e tij malazez, ka deklaruar se është duke u bërë ligji i ri i turizmit, i cili do të vendosë standarde të ashpra për licencimin e operatorëve turistikë në Shqipëri si dhe po shihen mundësitë e krijimit të linjave ajrore ?Low Cost?, në mënyrë që edhe çmimi i paketës të jetë konkurrues me rajonin. Paketa turistike e ngjashme me atë të Malit të Zi, do realizohet në mënyrë që të thithen sa më shumë turistë të huaj.

?Ideja është që të gjitha vendet e rajonit të punojnë që të përfitojnë fondet që do të disbursohen për projektet e përbashkëta. Dy më të rëndësishmet, projektet e të cilave kanë shumë mundësi që të bëhen është autostrada adriatiko-joniane dhe gazsjellësi jonian, i cili do të shpërndajë gazin që do të ketë Shqipëria nga TAP në rajonin e Ballkanit.? deklaroi ministri Ahmetaj. Të dy ministrat ranë dakord që të punojnë për të përfshirë në këto projekte edhe Kosovën dhe Maqedoninë.

 

Lajmet e fundit nga