LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

'50 hijet e Greit' është shkruar nga një telefon Blackberry

23 Shkurt 2015, 10:15, Kuriozitete CNA

?50 hijet e Greit? para se të bëhej filmi më i përfolur dhe i shikuar, dhe libri më i shitur, ekzistonte si një seri shënimesh në BlackBerry, për historinë e dashurisë ndërmjet biznesmenit Kristian Grei dhe studentes Anastasia Steele. Shkrimtarja e këtij libri, E.L. James, zbuloi gjatë një interviste të dhënë në prill të 2012-ës për gazetat prestigjioze ABC News dhe Today se kishte shkruar pjesën më të madhe të romanit erotik në telefonin e saj BlackBerry. Përveç këtij telefoni, autorja kishte përdorur edhe kompjuterin e saj Mac për të shkruar librin. James nuk e ka zbuluar llojin e saktë të BlackBerry-t apo kompjuterit Mac. Edhe në libër jepet sikur Kristian Grei përdor BlackBerry, ndërsa në film ai përdor një iPhone. Ky rast është bërë edhe një nga temat më të përfolura nga lexuesit në Twitter. James i është bashkuar listës së autorëve të cilët kanë përdorur një BlackBerry për të shkruar një libër. Juan Carlos Ortiz, Geordie Greig dhe Dylan Lauren janë disa nga autorët të cilët kanë shkruar një libër nga BlackBerry. Që me realizimin e librit ?50 hijet e Greit? në vitin 2011, janë shitur mbi 100 milionë kopje dhe është përkthyer në 52 gjuhë.

 

krokodili.al

Lajmet e fundit nga