Connect with Us

Francë, mijëra automjete të bllokuara nga dëbora

Bota

Francë, mijëra automjete të bllokuara nga dëbora

Publikuar

-

Me mijëra automjete janë bllokuar në rrugë në pjesën juglindore të Francës, për shkak se reshjet e dendura të dëborës shkaktuan kaos ndërsa trafiku ishte gjithashtu i dendur për shkak të një fundjave të gjatë pushimi.

Rrugët kryesore që të çojnë në resorted e skiive nga Lioni, përmes
Annecy, Chambery dhe Grenoble u mbyllën për shkak se kushtet e motit u përkeqësuan e streha emergjente u hapën për të gjithë njerëzit e bllokuar në rrugë.

Moti i ashpër ka komplikuar fundjavën që edhe pa të ka qenë shumë e ngjeshur në rrugë, pasi disa rajone franceze kanë nisur pushimet dimërore ndërsa pushues të tjerë kthehen në qytet pasi kanë përfunduar kohën e qëndrimit në resorte.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Darka te Borrelli/ Cilat do të jenë orekset e vendeve të BP?

Publikuar

-

Nga

Atmosfera në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor do të jetë e rekalsuar, e darka megjithatë konsiderohet si “darkë pune”. Flitet se Josep Borrell ka përgatitur një non-paper.

Krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Bruksel të martën (18 maj) për një darkë tashmë tradicionale të organizuar nga shefi i diplomacisë së BE. Ish-shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini ka nisur këtë praktikë të mbledhjes së udhëheqësve nga rajoni për të diskutuar situatën në rajon dhe marrëdhëniet e këtyre vendeve me BE – në një atmosferë më pak formale. Josep Borrell do ta vazhdojë këtë tranditë.

“Ballkani Perëndimor është një çështje e madhe gjeopolitike për BE. Rajoni është pjesë e problemit, por edhe pjesë e zgjidhjes. Kjo është arsyeja pse ne duhet ta shohim atë nga një këndvështrim gjeopolitik dhe këtë do ta bëjmë në një darkë në Bruksel, në të cilën shpresoj se do të marrin pjesë të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor”, tha Borrell.

Një javë para darkës, ministrat e jashtëm të BE mbajtën një debat gjeostrategjik në Bruksel, folën për “dështimin në angazhimin e BE në Ballkanin Perëndimor”. Në Bruksel thonë se janë të vetëdijshëm për faktin se gjërat janë gjithnjë e më të ashpra në marrëdhëniet midis rajonit dhe Brukselit – si kur bëhet fjalë për politikën e zgjerimit ashtu edhe për politikën e jashtme.

“BE është i shqetësuar për zhgënjimin në rritje në Ballkanin Perëndimor, për shkak të ngecjeve në procesin e zgjerimit. Kjo është arsyeja pse ne duhet të shikojmë se si të kthejmë ndikimin e humbur në rajon”, thuhet në burimet diplomatike evropiane.

Ky “frustrim” definohet si “një ndjenjë e zhgënjimit të thellë të qytetarëve në Ballkanin Perëndimor me procesin e anëtarësimit në BE”, thuhet në një dokument jozyrtar që u publikua para takimit të Këshillit të Ministrave. Jozyrtarisht, në Bruksel thonë se ky non-paper (në morinë e dokumenteve të këtilla që janë paraqitur javët e fundit) është përpiluar nga vetë Josep Borrell.

Megjithëse ky dokument nuk zgjoi vëmendje aq shumë sa non-papers të tjerë fantazmë për ndryshimin e kufijve, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës ose rregullimin e B-H, dokumenti “Angazhimi i shtuar i BE në Ballkanin Perëndimor” ka përcaktuar kornizat aktuale të politikës së BE ndaj këtij rajoni.

Çfarë mund të presim nga BE?

Përveç frazave të njohura të “mbështetjes së qartë dhe të fortë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, se “e ardhmja e rajonit është në BE”, “rëndësia e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit është me rëndësi edhe për stabilitetin dhe sigurinë e BE-së”, se reformat janë të “domosdoshme”, se nevojitet një “bashkëpunim i mirë fqinjësor”, në këtë dokument flitet edhe për “pakënaqësinë e thellë dhe zhgënjimin e rajonit me politikën evropiane të zgjerimit”.

LEXO EDHE:  Bllokoi qarkullimin edhe me mjete private/ Rama thirrje mediave dhe shërbimeve të transportit

LEXO EDHE:  Bllokoi qarkullimin edhe me mjete private/ Rama thirrje mediave dhe shërbimeve të transportit

“Mungesa e vendosmërisë për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, përparimi i ngadalshëm i negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, por edhe në zbatimin e përparësive kryesore në B-H dhe në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovën, pasiguria në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë, si dhe perceptimi i dërgimit të ngadalshëm të vaksinave nga BE në rajon”, janë disa prej temave që preken në këtë dokument.

Mesazhi kryesor i dokumentit është forcimi i pranisë evropiane në rajon, shpeshtimi i vizitave të zyrtarëve të lartë të BE-së dhe vendeve anëtare në rajon, thirrjet më të shpeshta për përfaqësuesit e rajonit në Bruksel, diplomacia publike dhe koherente e artikuluar mirë rreth BE-së dhe rolit të saj në rajon por edhe politika në këtë rajon ndaj BE-së.

“Unë kam kërkuar nga vendet anëtare që të japin propozime konkrete në këtë drejtim. Unë pres që t’i shqyrtojmë ato para verës. “Ne nuk do të presim më as dy vjet dhe as dy muaj, për të vepruar”, thotë Borrell.

Menyja gati, të shohim sa do të ketë “oreks”?

Nga B-H pritet (ende) të bëjë përparim lidhur me 14 prioritetet kryesore të Komisionit Evropian, si dhe “përmirësimin e funksionimit të vendit, duke filluar me reformën zgjedhore dhe kushtetuese”. Nga Serbia dhe Mali i Zi (akoma) pritet të përshpejtojnë proceset e reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, por edhe më shumë angazhim politik në konsolidimin e orientimit gjeopolitik, i cili më së shumti i referohet Serbisë.

Për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, mesazhi është (përsëri) i njëjti: nuk ka ndarje të negociatave të pranimit që duhet të fillojnë “sa më shpejt të jetë e mundur”. Kosovës dhe Serbisë u kërkohet të “përdorin momentin e mandateve të forta politike nga udhëheqja nga të dy palët” për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve.

Të gjitha këto mesazhe do të jenë në “menynë” e darkës së gjashtë udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, ku nuk mund të priten rezultate të mëdha. Por mbetet të shihet se cili do të jetë “oreksi” i vendeve anëtare, të cilat duhet të tregojnë unitet politik për përparimin e marrëdhënieve midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor./ DW

LEXO TE PLOTE

Bota

OBSH-ja tërheq vëmendjen se pandemia nuk ka mbaruar

Publikuar

-

Nga

OBSH-ja tërheq vëmendjen se pandemia nuk ka mbaruar

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të hënën se megjithëse infeksionet globale dhe nivelet e vdekjeve janë në rënie, pandemia e COVID-19-ës nuk ka mbaruar.

Në konferencën e shtypit të agjencisë të hënën në selinë e saj në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se infeksionet dhe vdekjet kanë rënë në shkallë globale për të dytën javë radhazi.

Por ai tha gjithashtu se ndërsa vendet e pasura me nivelet më të larta të vaksinimit duket se mendojnë se pandemia ka marrë fund, situata në disa vende të tjera është ende shumë shqetësuese.

“Pandemia COVID-19 është larg fundit dhe nuk do të mbarojë nëse nuk merr fund gjithandej,” tha zoti Tedros.

Shefi i OBSH-së tha se variante të reja, sisteme të brishta shëndetësore, zbatimi i paplotë i masave të shëndetit publik dhe mungesa e furnizimit me ilaçe dhe vaksina po e komplikojnë situatën, veçanërisht në vendet me të ardhura më të ulëta.

Zoti Tedros tha se situata në ato vende ka kompromentuar furnizimin global me vaksina COVID-19 dhe ai i bëri jehonë deklaratës së lëshuar po të hënën nga UNICEF-i e cila paralajmëroi se mekanizmit të COVAX-it po i mbaronin rezervat e vaksinave.

Shefi i OBSH-së tha se COVAX-si parashikohet të ketë një mungesë prej 190 milion dozash deri në fund të qershorit. Ai tha se programi funksionon dhe ka shpërndarë 65 milion doza në 124 vende. Por ai shtoi se ai varet nga plotësimi i angazhimeve nga vendet donatore dhe prodhuesit.

LEXO EDHE:  “Materialet mjekësore i blemë me lekët tona”/ Rama tregon marrëveshjen me presidentin Erdogan

LEXO EDHE:  Korrupsion me kolaudimin e mjeteve/ Bien në pranga dy persona

Tedros tha që prodhuesit e vaksinës AstraZeneca kanë rritur në mënyrë të vazhdueshme shpejtësinë dhe fluskin e sasive të dërguara, por se prodhuesit e tjerë duhet të ndjekin të njëjtin shembull. Pfizer është zotuar të sigurojë 40 milion doza vaksine përmes COVAX-it këtë vit, por shumica e tyre në gjysmën e dytë të vitit 2021.

“Na duhen doza menjëherë dhe u bëjmë thirrje që të sjellin furnizime sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai.

Zoti Tedros u bëri gjithashtu thirrje vendeve të pasura me rezerva tepër vaksinash që t’i ndajnë ato me vendet më të varfra që kanë nevojë për to.

“Duhet të vendosim kolektivisht qëllime ambicioze për të paktën vaksinimin e popullatës së rritur sa më shpejt të jetë e mundur. Askush nuk është i sigurt derisa të jemi të gjithë të sigurt”, tha ai./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Sekuestrimi i drogës me vlerë 20 milionë euro/ Kryeprokurori i Kosovës: Grupet kriminale do të përballen me drejtësinë

Publikuar

-

Nga

Sekuestrimi i 400 kg kokainë/ Kryeprokurori i Kosovës: Droga, me vlerë 20 milionë euro, grupet kriminale do të përballen me drejtësinë

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, ka dalë  në një deklaratë pwr mediat pas konfiskimit të 400 kilogram kokainë në qytetin e Lipjanit.

Sipas tij, vlera e drogës kapte shifrat e 20 milionë eurove nëse do të dilte për shitje në treg.

Mes të tjerash ai tha se aksioni është bërë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Shqipërisë dhe shtetit të Italisë.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me policinë, autoritet italiane dhe auto amerikane. Janë konfiskuar 400 kg kokainë vlera e të cilave arrinë rreth 20 milionë euro. Po ashtu janë konfiskuar disa makina dhe mjete tjera. Gjatë hetimit janë përdorur masa të fshehta duke shikuar lëvizjen e të dyshuarve nga Italia deri në vendin tonë. Ju dërgojmë mesazh të qartë të gjitha grupeve kriminale se do të përballen me drejtësinë. Jemi të vetëdijshëm se nuk mund të luftohen nga një shtet i vetëm. Ashtu kemi bashkëpunuar me shtete tjera duke e ditur se krimi mund të na prek të gjithëve. kemi arritur të mposhtim krimin e organizuar. Më lini të falënderoj prokurorët e Shqipërisë, Prokurorët Italianë, policinë shqiptare dhe policinë e Italisë”, tha ai. /CNA.al

LEXO TE PLOTE