LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimi i Tom Mishës, reagon Berisha

22 Shkurt 2015, 20:33, Politikë CNA

Pas arrestimit dhe rivleresimit të masës së sigurisë nga gjykata e Shkallës së Parë e cila la në fuqi masën ?arrest me burg? të Tom Mishës, reagon Berisha në rrrjetin e tij social facebook duke e krahasuar rastin e tij me Kudret Kumen, I cili u torturua deri në vdekje nga policët grek. Tom Misha u arrestua nën akuzën e ngarjes së automjetit në gjendje të dehur dhe kundërshtim të policisë, I dhunuar më pas nga këta të fundit.
Berisha u shpreh : ?Rama mashtroi opinionin kur njoftoi se banditet me uniforme u pezulluan nga detyra per aktin e tyre kriminal.Në të vërtetë ata jo vetëm nuk u pezulluan, por pasi mbyllën të riun në qeli në komisariatin e Korçës u vërsulen si kafshë ndaj tij dhe e keqtrajtuan atë për vdekje, i thyen brinjë, klavikul, shpatull dhe pasi e dërguan pa ndjenja në spital, kërcënuan mjeket se donin ta merrnin me cdo kusht nga spitali. Policia nuk i lejon familjaret e Tomi Mishes te takohen me djalin e tyre ne gjendje te rende?.

Lajmet e fundit nga