LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thaçi: Zhvillimi ekonomik, çelësi i suksesit të Kosovës

21 Shkurt 2015, 12:54, Kosova & Bota CNA

Zv-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, jep një intervistë për gazetën prestigjioze gjermane ?Bild?. Ai theksoi se zhvillimi ekonomik dhe integrimet euro-atlantike janë çelësi i suksesit të Kosovës. Më tej ai tha se ?emigrimi që e keni parë në javët e fundit nuk është rrëfimi i vetëm për Kosovën. Shumë njerëz po kthehen nga Perëndimi dhe po investojnë në shtetin më të ri të Evropës. ?Ne kemi nevojë për BE-në për të mbajtur procesin e zgjerimit gjallë, sepse nuk kemi asnjë rrugë tjetër përveç se te jemi pjesë e familjes evropiane dhe të NATO-s.?
Thaçi premtoi se do të punojë së bashku me Gjermaninë dhe partnerët e tjerë që të ndalin fluksin e kosovarëve të cilët po braktisin Kosovën. Ndërsa lidhur
me papunësinë në vend, zëvendëskryeministri Thaçi theksoi se papunësia në mesin e të rinjve është shumë e madhe, deri në 60%. ?Ndryshimi nuk do të vijë brenda natës. Është një rrugë e gjatë për të arritur nivelin e zhvillimit ekonomik të cilin qytetarët e presin?-u shpreh në mbyllje të intervistës Thaçi.

Lajmet e fundit nga