LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria akordon fondin për rikonstruksionin e KQZ

21 Shkurt 2015, 08:13, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të akordojë një fond prej rreth 600 milionë lekësh për rikonstruksionin e godinës së re të KQZ. Vendimi është marrë në datën 4 shkurt të këtij viti, por vetëm dje është publikuar në Fletoren Zyrtare.
Marrëdhëniet mes qeverisë dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk është se kanë qenë shumë të mira, pasi në prag ta zgjedhjeve parlamentare socialistët e bojkotuan komisionin. Vendimi i qeverisë ?Berisha? për shkarkimin e anëtarit të LSI-së pas prishjes së koalicionit, solli dorëheqjen e dy anëtarëve të PS-së. Para pak kohësh mazhoranca zgjodhi anëtarët e rinj dhe ata janë: Denar Biba, Edlira Jorgaqi dhe Gëzim Veleshnja. Edhe pse zakonisht mazhoranca ka më shumë anëtarë në KQZ, qeveria vendosi që të mos e ndryshojë strukturën e saj dhe Lleshi do të vijojë të jetë në krye të këtij institucioni, shkruan e përditshmja ?Sot?.

Lajmet e fundit nga