LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nevoja e njeriut për Vitaminë K

21 Shkurt 2015, 22:05, Lifestyle CNA

Vitamina K është vitamina që tret yndyrën dhe luan një rol të rëndësishëm për koagulimin e gjakut. Në fakt, pa të gjaku ynë nuk do të koagulonte. Emri i saj vjen nga fjala gjermane “koagulim”. Vitamina K është gjithashtu e rëndësishme për shëndetin skeletor sepse luan rol të rëndësishëm për mineralizimin e kockave. Ashtu si dhe vitamita D, vitaminën K e prodhon vetë trupi por jo në sasi të mjaftueshme për të përballuar kërkesat e tij. Për këtë arsye disa prej ushqimeve më të mira për të marrë vitaminën K janë perismet si, spinaqi, brokoli, vezët, dhe ulliri e soja. Për shkak se vitamin K është një tretës i mirë i yndyrës, absorbimi i yndyrës prej perimeve është i menjëhershëm, prandaj zhyteni spinaqin në pak vaj ulliri. Mungesa e vitaminës K haset shpesh tek adoleshentët duke shkaktuar sëmundje të ndryshme. Simptoma më e shpeshtë e mungesës së saj është mos koagulimi i gjakut.

Fëmijëve të porsalindur u jepet vitaminë sepse lindin me sasi të vogla të saj në trup dhe gjithashtu marrin sasi të vogla të saj nga ushqyerja me gji. Kjo nuk do të thotë se duhet të marrim kaq shumë vitamin K. Konsumimi i saj normal është i mjaftueshëm për aktivitetin e shëndetshëm të trupit.

 

Lajmet e fundit nga