LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hyseni: Kosova, pjesë e arkitekturës globale në luftën kundër ekstremizmit

21 Shkurt 2015, 14:58, Kosova & Bota CNA

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Skënder Hyseni dha një intervistë për Zërin e Amerikës, lidhur me largimin masiv të shtetasve të Kosovës në vendet e Europës Perendimore. Hyseni ndodhej në një takim tre ditor të oragnizuar nga Shtëpia e Bardhë mbi përpjektjet për t?iu kundërvënë ekstremizmit të dhunshëm. Ai u shpreh se Kosova do të bëhet pjesë e akitekturës globale në luftën kundër ekstremizmit.
Ai tha se kanë shkuar 300 shtetas kosovarë në Luftrat e Irakut dhe Sirisë, ku 150 janë arrestuar si nxitës dhe rekruetues të ushtarëve.
?Kosova do të bashkëpunojë për shkëmbimin e informacionit me SHBA, me Interpolin dhe Europolin, e cila do ta kishte shumë më të lehtë bashkëpunimin, nëse do të ishte anëtare e plotë e Interpolit, e Eurpolit dhe organizmave të tjera ndërkombëtare të policisë dhe sigurisë?-shtoi Hyseni.

Lajmet e fundit nga