Connect with Us

Dubai/ Zjarr në ndërtesën më të lartë në botë

Bota

Dubai/ Zjarr në ndërtesën më të lartë në botë

Publikuar

-

Një prej ndërtesave më të larta në botë, qiellgërvishtësi i quajtur “Pishtari” në Dubai është përfshirë nga zjarri. Foto të ndërtesës së përfshirë nga flakët Erërat e forta kanë ndihmuar përhapjen e flakëve thuajse në të gjitha katet e ndërtesës 336 metra të lartë. Shkaqet e rënies së zjarrit, i cili ka nisur në katin e 50-të të ndërtesës 79-katëshe, janë ende të paqarta.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se mijëra njerëz janë evakuuar nga ndërtesa, ndërsa deri tani nuk ka pasur raportime për viktima. BBC raporton se alarmi i rënies së zjarrit është dhënë rreth orës lokale 02:05. “Javën e fundit janë dhënë tre alarme për rënie zjarri dhe kanë rezultuar të rremë. Edhe këtë herë ne menduam se ishte një alarm i rremë, por më pas unë ndjeva tym”, ka thënë një banor që jetonte në katin e 59-të të ndërtesës. “Më pas zbritëm menjëherë bashkë me bashkëshorten”.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Alarm në Itali/ Shkon në 58 numri i të prekurve nga Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 58 numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Itali.

46 prej tyre janë konfirmuar në Lombardi dhe 12 në Veneto, ndërsa është konfirmuar edhe rasti i parë në Milano.

Ndërkaq, qeveria Conte ka thirrur mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit të ministrave për të vlerësuar masa të reja për të ndaluar përhapjen e epidemisë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Tronditëse/ Djali masakron me thikë nënën, tenton ti vendosë edhe flakën

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme në Shkup ku një 47 vjeçar ka goditur me thikë nënën e tij dhe më pas ka tentuar ti vërë flakën.

Sipas medieve vendase, raportohet se 47-vjeçari është me probleme të shëndetit mendor.

Ai ndodhet i ndaluar nga policia, ndërsa nëna e tij është dërguar me ambulancë në spitalin e Shkupit ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Alarmi nga koronavirusi në Itali/ Rajoni Friuli Venezia Giulia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Publikuar

-

Nga

Zëvendësguvernatori i Friuli Venezia Riccardo Riccardi dekretoi shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme për rajonin deri më 31 korrik për të “përballur rrezikun nga Koronavirusi”.

“Rajoni Friuli Venezia Giulia ka dekretuar një gjendje të jashtëzakonshme deri më 31 korrik për të “përballur rrezikun e shëndetit nga koronavirus, gjithashtu duke marrë parasysh rastet e para të infektimit në Itali dhe në veçanti në rajonin e afërt të Venetos dhe pas takimit të Komiteti i Operacioneve të Mbrojtjes Civile”, shkruan ai.

Në Itali janë shënuar dy viktimat e parë nga virusi kinez. Viktimat janë një 78-vjeçar i cili po trajtohej në spitalin e Padova-s nga patologji të mëherëshme dhe që ishte infektuar rreth 15 ditë më parë, dhe një grua nga Veneto,76 vjeçe rezidente në Lombardi.

LEXO EDHE:  Zjarri me një viktimë në Shkodër/ Policia jep versionin zyrtar

LEXO EDHE:  Greqia në flakë/ Panorama e zymtë e një dite më pas (video)

Ndërsa numri i të prekurve  ka arritu në 51 persona./CNA.al

LEXO TE PLOTE