LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Premtimi i Veliaj-t, një mashtrim

21 Shkurt 2015, 11:51, Aktualitet CNA

Përmes një postimi në facebook, ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me vdekjen e një vajze 7 vjec në Kurbin nga i ftohti.

?Kesaj i thone meshire!!!

Te dashur miq, vdekja nga bronkopneumonia nga te ftohtit e Pameles 7 vjecare ka prekur shume shoqerine tone. Erion Veliaj, sot minister i mireqenies personale, vizitoi ne fushaten e 23 qershorit familjen e Pameles duke perkedhelur ne preher motren e saj me te vogel, ii premtoi familjes se Pameles qe do i siguronte nje shtepi per te futur koken sapo te vinte ne pushtet. Por kur erdhi ne pushtet parate per strehimin e Pameles, familjes se saj dhe qindra e qindra hallexhinjve te tjere, u devijuan per dasmen maje kalase dhe per tendera 520 milionesh per vellain e vet. Kesaj i thone meshire!! sb

Kjo foto tregon Veliajn ne familjen e Pameles qe vdiq nga te ftohtit, tek premton strehim dhe anash poshte te atin e voglushes duke denoncuar Erjon Veliajn per mashtrimin e tij’ shkruan Berisha.

Lajmet e fundit nga