Connect with Us

Tiranë/ Arrestohet efektivi i Policisë, trafikonte kokainë

Aktualitet

Tiranë/ Arrestohet efektivi i Policisë, trafikonte kokainë

Publikuar

-

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm , ka arrestuar efektivin e policisë Hanz Demushaj, pasi në banesë iu gjet një sasi kokaine. Bëhet e ditur se pas kontrollit të SHKB-së në banesën e Demushaj, u bë e mundur gjetja e 3.6 kg kokainë dhe 0.6 kg heroinë, e cila dyshohet se i përket efektivit të policisë. Hanz Demushaj kryente funksionin e tij si kryekomisar në rajonin numër 6 . Ai është shoqëruar për në komisariat ku do të merret në pyetje.

Ndërkohë Ministria e Brendshme ka zbuluar detaje që e lidhin Demushajn me një rrjet trafiku në Kosovë. Sipas MPB, Demushaj e transportonte lëndën narkotike në Kosovë i ndihmuar edhe nga persona të tjerë. Në banesën e tij u gjet edhe një makineri për përpunimin e drogës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kënga Magjike/Zbulohet prezantuesja e netëve finale

Publikuar

-

Nga

Prezantuesi i Këngës Magjike, Ardit Gjebre ka njoftuar se kush do të jetë bashkë prezantuesja e tij në netët finale të spektaklit. Bëhet fjalë për këngëtaren Marsela Çibukaj. Në foton e publikuar në Instagram, Gjebrea e quan këngëtaren artiste.

“Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të. Kënga Magjike 2021. Marsela Cibukaj mbi të gjitha,  Artiste!”, shkruan Gjebrea./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Rilindja e Krujës’/ Rama publikon videon nga qyteti historik tashmë i transformuar

Publikuar

-

Nga

Rama: Patronazhistët janë garancia e fitores sonë

Në datën e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga qyteti historik i Krujës. Rama në mbishkrimin e videos shprehet: ‘Rilindja e Krujës’.

Në video shihet transformimi që ka pësuar qyteti dhe një pamje krejt tjetër ka edhe Kalaja e Krujës, pas restaurimeve dhe ndriçimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Patentat e vaksinave kundër COVID-19, Gjermania kundër propozimit të SHBA

Publikuar

-

Nga

Patentat e vaksinave kundër COVID-19, Gjermania kundër propozimit të SHBA

Gjermania ka shprehur kundërshtim ndaj propozimit të mbështetur nga SHBA për të hequr dorë nga patentat për vaksinat COVID-19, duke thënë se ato nuk po pengonin prodhimin e dozave.

Qeveria e saj tha se “mbrojtja e pronës intelektuale është një burim inovacioni dhe duhet të mbetet e tillë”. Bashkimi Evropian më herët tha se ishte gati të fliste për propozimin dhe disa shtete i dhanë mbështetjen e tyre të plotë.

Mbështetësit e planit thonë se ai do të lejojë më shumë prodhues të prodhojnë vaksina që shpëtojnë jetën.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tregon pse heshti policia pas operacionit në Nikël

LEXO EDHE:  Protesta e Opozitës/ Mister skenari, blindohet Tirana

Ata argumentojnë se kjo do të rrisë qasjen në vaksina në vendet e varfra. Por kundërshtarët, përfshirë prodhuesit e ilaçeve, thonë se kjo nismë mund të mos ketë efektin e dëshiruar./euronews

LEXO TE PLOTE