LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA/Acari i Madh mbyll shkollat, -22 gradë në Çikago

20 Shkurt 2015, 11:21, Kosova & Bota CNA

Territore të gjera në Shtetet e BAshkuara janë përfshirë nga i ftohti Siberian, me temperatura të uleta rekord për këtë kohë të vitit.
Ndërsa në Cikago u regjistruan temperatura rekord deri në minus 22 gradë Celsius, shkollat shtetërore ku mësojnë rreth 396 mijë fëmijë u mbyllën, ndërsa qytetarë të shumtë që shkonin për punët e tyre të përditshme duhej të mbuloheshin aq mirë sa të linin jashtë vetëm sytë, që të arrinin në destinacion.
Në Filadelfia, ekipet e zjarrfikësve nuk janë munduar vetëm me flakët e zjarrit, por më së shumti me ujin e mjeteve të tyre i cili kthehej në akull sapo dilte nga tubat.
I ftohti i hidhur sipas shërbimit meteorologjik po i drejtohet lindjes, që ka shkaktuar një mëngjes të acartë për banorët e Bregut Lindor që nga Bostoni deri në Virxhinia e priten rekorde të reja temperaturash.

Paralajmërimet për të ftohtë ekstrem janë në fuqi edhe në provincat e Kanadasë, Ontario and Manitoba.

Lajmet e fundit nga