LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nobelistët letër Presidentit të KE-së: Mos i prek fondet për shkencën

20 Shkurt 2015, 08:13, Aktualitet CNA

Fituesit e çmimit Nobel i kanë shkruar një letër, Presidentit të Komisionit Evropian duke i bërë thirrje, që të ndryshojë planin e tij për të zvogëluar shpenzimet e BE-së mbi kërkimin dhe inovacionin me  2.7 miliardë euro.

Jean-Claude Juncker dëshiron të transferojë 2.7 miliardë euro në një drejtim  të ri,  që synon të rritë shpenzimet e infrastrukturës së BE-se në 315 miliardë euro, si pjesë e propozimeve për të ndihmuar ekonomitë në agoni të eurozonës.

Por në një letër, 27 fituesit e çmimit Nobel kanë shprehur tronditjen e tyre për këtë plan dhe paralajmëruan se reputacioni i Europës në fushat e kërkimit të profilit të lartë do të  dëmtohet rëndë.

?Duke prerë këtë financimin, Bashkimi Europian do të dërgojë një mesazh se Europa nuk është vendi për të bërë shkencë të nivelit të lartë dhe idetë që ne do duam të zhvillojmë, do të shkojnë në pjesë të tjera të botës?, thuhet në letër.

Një memo e brendshme e Komisionit Evropian, pretendon se shkurtimi i buxhetit për kërkime shkencore ka ?mbështetje unanime? nga zyrtarët e 28 shteteve anëtare. Me lekët e shkurtuara nga buxheti për Kërkimin Shkencor Europian,  janë planifikuar të ndërtohen stacione të reja energjie, rrugë dhe skema të tjera të mëdha në të gjithë Europën.

Firmat për kundër këtij vendimi të Presidentit të KE, Juncker u mblodhën nga fituesi i Nobelit për gjenetikën, Sir Paul Nurse, njëherësh edhe President i Royal Society.

 

 

Lajmet e fundit nga