LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Top Story/ Sot i ftuar Presidenti Nishani për të hedhur dritë mbi ngjarjet e fundit

19 Shkurt 2015, 17:13, Politikë CNA

Sot në orën 21:00, në emisionin ?Top Story? të gazetarit Sokol Balla pritet të jetë i ftuar Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Vetë moderatori Balla, ka informuar se gjatë kësaj interviste, Presidenti Nishani do të flasë për çështjet kryesore të vendit po edhe për konfliktet që ai ka me qeverinë.

Më e fundit është ajo e Visar Zhitit, e cila u bë mjet për një diskutim të gjerë në media por gjithashtu u bë mjet për thellimin e përçarjes së Institucionit të Presidentit dhe Qeverisë. Kjo për arsyen sepse Nishani nuk e miratoi emrin  e Zhitit si ambasador në Vatikan.

Gjithashtu, Nishani është bërë pjesë e një tjetër skandali, ku akuzohet për ndërhyrjen e në një gjegj për truallin e një Kishe Katolike në qytetin e Elbasanit. Përgjigjet e këtyre pyetjeve, Nishani pritet ti japë gjatë emisionit ?Top Story?.
 

Lajmet e fundit nga