LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e Vokshit/ MMRS: Do rregullojmë gabimin

19 Shkurt 2015, 14:34, Sociale CNA

Ministria e Mirëqënies Sociale reagoi ndaj tentativës për vetëvrasje të ish-të përndjekurit politik, Edmond Vokshi përpara Kuvendit, në shenjë proteste. Edmond Vokshi preu damarët e u dërgua me me urgjencë në spital.
Në të kaluarën, Edmond Vokshi është trajtuar me ligjet që kanë qenë në fuqi dhe ka përfituar ndër vite 700 000 lekë letra me vlerë dhe 200 000 lekë pagesë në dorë.

?Ndërkaq, diferenca e mbetur prej rreth 300 000 lekë i është hequr pasi gabimisht, nga qeveria e kaluar, i është përllogaritur edhe një shtëpi, të cilën Vokshi e ka përfituar dhuratë nga CAFOD, me vlerë rreth 20 milionë lekë. Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë e ka adresuar problemin e z. Vokshi për zgjidhje pranë Ministrisë së Drejtësisë, e cila është duke përgatitur VKM-në përkatëse që do të bëjë korrigjimin e problemit të krijuar, duke mos e llogaritur vlerën e shtëpisë që ai ka marrë dhuratë nga CAFOD?, thuhet në qëndrimin e kësaj ministrie.

Lajmet e fundit nga