LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mirditë/ Aksident me pasojë vdekjen

19 Shkurt 2015, 09:27, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Peshqesh, pranë Repsit. Mësohet se makina tip ?Volswagen? ka dalë nga rruga, duke shkaktuar kështu edhe 2 viktima, shtetasit Gjergj Kola dhe Mark Loci. Përvec 2 viktimave, ka mbetur e plagosur edhe një shtetase me iniciale P.K, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shkaktuar këtë aksident ndërsa mësohet se makina është përplasur me barrierat e rrugës . Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e aksidentit ku shton se makina ka rënë 60 metra në humnerë.

Lajmet e fundit nga